• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPTARËT SHËNJESTROJNË SHTATZËNAT”/ Media britanike tregon për gratë angleze që i deklarojnë si baballarët e fëmijëve që presin
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHQIPTARËT SHËNJESTROJNË SHTATZËNAT”/ Media britanike tregon për gratë angleze që i deklarojnë si baballarët e fëmijëve që presin

2 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sipas tabloidit britanik “The Sun” me tirazh të madh dhe klikime të mëdha online, grupet kriminale shqiptare kanë vënë në objektivin e tyre, anglezët që janë në pritje të ëmbël, të cilat mund të jenë të gatshme të regjistrojnë emigrantët si babain e fëmijëve të tyre ende të palindur.

Reklamat në TikTok, synojnë gra dhe vajza angleze që janë të gatshme për të futur në certifikatat e lindjes së fëmijëve të tyre emigrantë të refuzuar, me qëllim shmangien e deportimit të tyre nga Britania, me argumentimin se ata kanë të drejtë qëndrimi si e drejtë njerëzore e pasjes së familjes në Britani.

“The Sun” ka gjetur një reklamë në TikTok, e cila më pas është fshirë, e cila vetëquhej “Zyra Konsullore Londër”. Po ashtu The Sun shkruan se edhe në “Facebook” kanë gjetur një person ne një faqe për shqiptarët në Britani, i cili kërkon të paraqitet si njerk, për të njëjtën arsye.

Një zëdhënës i Home Office tha se “Mashtrimi për çështjet e Imigracionit”, duke përdorur certifikatë lindjeje false, është një vepër penale serioze dhe kjo është arsyeja që ne kemi ndërmarrë masa për frenimin dhe zbulimin e tyre”.
Këto vepra penale serioze nuk bëhen pa pëlqimin dhe miratimin e nënave britanike dhe hetimi i “The Sun” nuk e përmend këtë fakt, si një palë në këtë tango penalisht të dënueshme. Lajmi vjen në një kohë kur trysnia ndaj Sunakut për të frenuar kalimet ilegale dhe uljen e shifrave të emigrantëve të mbërritur në ishull, po shtohet së tepërmi, kur partia e tij do të testohet me shumë gjasa në tetor të këtij viti në zgjedhjet e reja parlamentare. Çdo ditë po vijnë gomone nga Franca drejt brigjeve britanike, ku shifra zyrtare më e fundit është 5500 të mbërritur, mes tyre edhe shqiptarë. Vetëm këtë vit, janë riatdhesuar në Shqipëri 700 shqiptarë, emigrantë dhe të dënuar. Ndërkohë, vetëm në 2023 mbërritën në Britani 13.714 shqiptarë./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Alkooli rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë
Previous article KISHIN PAGUAR 300 EURO/ Zbardhet itinerari i 7 klandestinëve që u aksidentuan, hynë në Shqipëri nga...

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT