• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT FESTOJNË SOT DITËN E VERËS/ Aktivitete në Elbasan e Tiranë, ja rrugët e bllokuara
Home
Sociale

SHQIPTARËT FESTOJNË SOT DITËN E VERËS/ Aktivitete në Elbasan e Tiranë, ja rrugët e bllokuara

14 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Jo vetëm Elbasani që është kryefjala e saj, por edhe Tirana do të festojë sot më 14 mars “Ditën e Verës”.

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh festiv për të gjitha grupmoshat.

Me art, sport, muzikë e argëtime, kjo ditë, që paralajmëron ardhjen e pranverës, vjen edhe këtë vit si një ditë unike për ta shndërruar kryeqytetin në një atmosferë plot ngjyra.

Aktivitetet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit, përgjatë digës së liqenit me Panairin e Artizanëve dhe Panairin Ushqimor për të vijuar deri në orën 8:00 të mbrëmjes.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Policia e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Në Tiranë, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Aktivitetet festive në Tiranë

  • 09:00 – 20:00 | Panairi i Artizanëve dhe Panairi Ushqimor
  • Përgjatë digës së PMLAT
  • 09:00 – 14:00 | Oazi i Argëtimit
  • Lojëra tradicionale për fëmijë
  • 09:00 – 14:00 | Ekspozitë me Piktura
  • Rruga nga bisedka e Nuses deri te godina e notarëve
  • 09:00 – 14:00 | Varkat Padell dhe Kanoe
  • Përballë bisedkës Kineze
  • 09:30 – 10:00 | Banda e Qytetit
  • Nga diga deri në afërsi të Amfiteatrit
  • 10:00 – 14:00 | Koncerti Festiv
  • Teatri “Mirush Kabashi” – PMLAT
  • 10:30 – 12:00 | Art & Craft
  • Seancë arti në natyrë për fëmijët @g_art_kids
  • 10:00 – 21:00 | Koncerti i Pranverës
  • Hapësira përballë bisedkës Kineze
  • 10:00 – 13:00: DJ Benito, program për fëmijë, Urban Band, Special Guests Sardi Strugaj
  • 18:00 – 21:00: Banda muzikore Lambert Jorganxhi, Nikki Zaimi & Band, DJ
  • 10:30 – 12:30 | Workshop-i i Qeramikës
  • Godina e notarëve – Me mjeshtrin e qeramikës “Ari Art”
  • 10:30 – 12:30 | Lojërat Sportive
  • Fushat multisportive
  • Sporti i Boksit
  • Federata e Ping Pong-ut
  • ⚽ Kupa e Pranverës – Sportet Volejboll, Basketboll, Futboll
  • Lojëra popullore
  • ♟ Kampionati i Shahut (Klubi Tirana)
  • 11:00 – 12:00 | Teatri i Kukullave
  • Në krah të bisedkës së Nuses
  • 11:00 – 13:00 | Taekwondo në Park
  • Hapësira në krah të stolave të Vodafone

Me një program të pasur, Elbasani do të mirëpresë gjithashtu banorë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria për të festuar së bashku Ditën e Verës, festën e ngrohtësisë, traditës dhe gëzimit, si dhe të përgatitjes së ballokumes.

Aktivitetet në këtë qytet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit dhe do të zgjasin për dy ditë radhazi.

Aktivitetet festive në Elbasan

  • Ora 09:00 – Media Point – Përballë Sahatit
  • Ora 09:00 – Photo Point LED Ëall – Sheshi Gensher
  • Ora 09:00 – Panairi i zejeve – Bulevardi
  • Ora 09:00 – Panairi i ballokumes – Lulishtja “Aqif Pasha”
  • Ora 10:00 – Karnavalet e shkollave – Bulevardi “Q. Stafa”
  • Ora 11:00 – Koncert në shesh me Elita 5 dhe Ardit Çuni
  • Ora 18:00 – Koncert elektronik – Sheshi Gensher

Nga një festë e vogël lokale, sot Dita e Verës është bërë një nga festat me përhapje të madhe në të gjithë vendin. Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas
Previous article PAMJET/ Transportonte kartonë nga Tirana në Kukës, merr flakë trajleri në “Rrugën e Kombit”

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT