• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqipërinë e mbulon uji. Ja situata dhe zonat më të rrezikuara
Home
Sociale

Shqipërinë e mbulon uji. Ja situata dhe zonat më të rrezikuara

1 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria është ‘zgjuar’ sot nën pushtetin e ujit. Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës, duke sjellë probleme të shumta në mbarë vendin. Situata paraqitet problematike dhe e firikshme në shumë qytete, ku disa akse rezultojnë të bllokuara nga uji, i cili arrin në më shumë se 1 metër, në disa të tjera është bllokuar lëvizja e mjeteve, për shkak të rrëshqitjes së gurëve e dherave.

Ndërkohë, me dhjetëra familje janë evkuuar, dhe shumë të tjera janë bllokuar nga uji dhe pritet të evakuohen. Deri më tani janë evakuuar 315 banorë në të gjithë vendin, ndërsa vijon puna për evakuime të tjera, pasi reshjet e dendura do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, duke përkeqësuar situatën.
Vlorë: Që rreth orës 1 pas mesnate kanë nisur të shënohen problematikat e para. Rruga nacionale Vlorë- Llogora është bllokuar. Situata është krijuar për shkak të reshjeve të furishme, të cilat kanë rrëzuar gurë dhe dhera. Erozioni ka prekur të gjithë kodrën. Situata është monitoruar në terren nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka angazhuar në terren shërbimet publike dhe ushtrinë. Leli shtoi se po monitorohet edhe situata në qytet, ku aktualisht gjenden nën ujë akset kryesore lidhëse mes bulevardit dhe rrugës Trasballkanike.

Sakaq, situata prezantohet problematika edhe në zonat periferike të qytetit. Shtabi i emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike, të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m. Sipas specialisteve në 5.8m pritet të nisë evakuimi. Vjosa del nga shtati nëse arrin 6.3 m. Sipas ritmit të prurjeve lumi rrezikon të dalë nga shtrati orët e mesditës. Në Novoselë, gjasat janë të përsëriten përmbytjet masive të vitit 2015-të.

Lezhë: Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Mamurras, ku për pasojë është shembur ura e mbi lumin e “Drojes”. Nga shembja e urës është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin Laç-Fushë Krujë. Ndërkohë vijon që lumi “Droje” të ketë prurje të shumta.

Fier: Situata paraqitet mjaft problematike edhe në qytetin e Fierit, ku reshjet e dendura të shiut nuk kanë munguar gjatë gjithë natës, të cilat janë shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike. Lumenjtë Seman dhe Gjanica janë paraqitur në nivele jo probleme deri më tani. Ndërkohë, që Vjosa është në gjendje kritike dhe pritet të dalë nga shtrati nga ora në orë. Rrugët vazhdojnë të jetë të hapura dhe të mos ketë probleme.

Gjirokastër: Mjaft e rënduar situata është edhe pjesën rrugorë të vendit. Aksi nacional Gjirokastër Kakavijë vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erozionit të krijuar nga ujërat në një pjesë të rrugës. Edhe zonat Zhulatit dhe e gjithë zona e Drinos janë në situatë mjaft kritike. Tashmë dhjetëra familje janë të evakuuar pasi uji ka mbuluar shtypit e tyre.

Fushë-Krujë: Situata mjaft problematike paraqitet në zonën e Fushë-Krujës, nën ujë është e gjithë zona, fshatrat e Fushë-Krujë janë tërësisht të mbuluar me ujë, gjithashtu edhe një pjesë e qytetit. Ndërkohë janë përmbytur edhe dy stacionet e pompave në Fushë-Krujë. Fshatrat më shumë problematike janë Bilaj, Bubq etj. Në Fushë-kruje aktualisht janë nën ujë edhe pjesë të fshatrave të cilat nuk janë përmbytur asnjëherë më parë.

Tiranë: Situata paraqitet mjaft problematike edhe në kryeqytet, ku Forcat e Armatosura kanë punuar gjatë gjithë natës për të evakuuar banorët, që ndodheshin nën ujë. Problemet janë shfaqur që gjatë orëve të mbrëmjes, ku u bllokua autostrada Tiranë-Durrës, e cila është zhbllokuar pjesërisht. Situata vijon të jetë kaotike, ku vetëm njëri aks është i kalueshëm me vështirësi. Në “City Park” u përdoren gomonet për të evakuar të gjithë personat e mbetur aty, ndërsa në Vorë u përdorën eskavatorët për evakuimin e dy familjeve që kishin mbetur në shtëpitë e tyre të rrethuara nga uji.

Ndërkohë është punuar edhe në zona të tjera ku ka pasur familje të përmbytura, më konkretisht në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, në Yrshek, tek Ura Gjolës, pranë “QTU”. Gjatë natës kanë punuar rreth 400 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe efektivë në terren, në zonën e Dervenit, në Arramejas. Po ashtu 22 banorë janë evakuar në fshatin Hasan, në Krujë. Ndërkohë situatë problematike paraqitet në fshatrat rreth lumit Ishëm, i cili ka dalë nga shtrati duke hyrë brenda në shtëpitë e banorëve të cilët janë të bllokuar nga uji.

Korçë: Reshje të dendura shiu gjatë orëve të natës, por edhe në këto moment kanë shfaqur mjaftë problem. Aksi Lozhan-Moglicë është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve. Probleme janë shfaqur edhe ne aksin Bilisht-Kapshticë, pasi ka pasur rrëshqitje gurësh, por pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks. Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7orësh. Rrezikohet të përmbytet Fusha e Maliqit, e cila është pika më delikate në Qarkun e Korçës. Ndërsa në Pogradec situata akoma paraqitet normale. Aktualisht nuk ka bllokime apo evakuime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO+VIDEO/ Situata emergjente, ja si i shpëtoi ushtria banorët në Fushë-Krujë
Previous article Moti i keq/ Rëndohet situata në Gjirokastër, liqeni i Viroit del nga shtrati 

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT