Duke falenderuar të gjithë punonjësit e platformës, pak më herët kryeministri Edi Rama ka njoftuar se “shqipëriaqëduam.al” do të jetë në dispozicion dhe do të ketë një dritare unike për të gjithë qytetarët që duan të interesohen apo ankohen për banesat e dëmtuara dhe çdo kërkesë tjetër që kanë si pasojë e tërmetit.
Rama ka thënë gjithashtu se tashmë të gjitha ankesat tuaja në platformë mund ti bëni vetëm me një klikim pa patur nevojë për tu loguar ne e-albania. Ndërkohë qytetarët që kanë ankesa të tjera jo në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti mund të paraqesin ankesat e tyre gjithashtu por përgjigja do të kthehet me vonë se zakonisht pasi vëmendja do të jetë e përqëndruar tek të prekurit nga tërmeti
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱https://www.shqiperiaqeduam.al/ një dritare unike për të gjithë qytetarët që duan të interesohen apo ankohen për banesat e dëmtuara dhe çdo kërkesë tjetër që kanë si pasojë e tërmetit🤝
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 3. Dezember 2019


