• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËNA MBRONTE ME TRUP VAJZËN”/ Rrëfimi rrëqethës i zjarrfikësit: Më kërkoi ujë, skenë që s’kam për ta harruar tërë jetën
Home
Aktualitet

“NËNA MBRONTE ME TRUP VAJZËN”/ Rrëfimi rrëqethës i zjarrfikësit: Më kërkoi ujë, skenë që s’kam për ta harruar tërë jetën

3 December, 2019 k.autor Aktualitet

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit la pas 51 viktima, dhimbje dhe lot pafund, mbi 750 të plagosur, qindra e mijëra ndërtesa të shkatërruara, njerëz të panikosur e tmerruar, momente dramatike si në skenat e filmave…

Mes atyre që meritojnë më tepër mirënjohje dhe falenderim për punën e tyre të palodhur për të shpëtuar sa më shumë persona të bllokuar nën rrënoja, janë edhe grupi i zjarrfikësve.

Irjat Matraku, komandat i Grupit të zjarrfikësve gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti, ka rrëfyer në emisionin “Real Story” në News24 momente dramatike që ka përjetuar.

Matrakut iu caktua detyra që të vijonte operacioni në pallatin 6-katësh në lagjen nr.18 të Durrësit, ku humbën jetën disa persona, mes tyre edhe disa anëtarë të një familje.

Ai u shpreh se skena kur ka parë nënën e saj duke mbrojtur me trup vajzën e pajetë, nuk do t’i shqitet kurrë nga mendja.

Bëhet fjalë për Diena Karanxhën dhe vajzën e saj Esiela. Vajza 8-vjeçare u nxorr e pajetë nga rrënojat e pallatit të shkatërruar terësisht, ndërsa nëna e saj ndërroi jetë në spital.

Ai u shpreh:

Ngushëllime familjarëve së pari. Në momentin e parë që mora sinjalin nga drejtori i Zjarrfikëses, u paraqita në repart. Mora për detyrë të shkoja në pallatin 6-katësh në Durres. Pasi shkuam në vendin e ngjarjes, bashkë me grupin tim filluam kërkim-shpëtimin për personat që ndodheshin nën rrënoja. Pallati ishte shembur. Në një krah ndodheshin 4 trupa, që ishin nën rrënoja, sipas informacioneve që na dhanë dhe të afërmit. Në krahun tjetër ishin një gjyshe më nipin që ishin në rrënoja. Atje ishte një nënë bashkë me një fëmijë që ishin gjallë. U munduam me ato mjetet tona, punuam me thonj. E dëgjonim zonjën. Në momentet e para dhe fëmija ishte gjallë. I jam afruar zonjës, i kam dhënë ujë…Aq mundësi kishim. Me ato mjete që kishim. Më pas erdhi Policia e Rendit dhe nisën punën. Më pas erdhën forcat RENEA, ata kishin mjete. Ishte tragjike dhe ajo skenë s’do më ikë deri sa të….e përjetoj dhe e kam përjetuar. Një nënë që të mbajë fëmijën poshtë. Ishte tmerrësisht….por ne këtë punë kemi. Ne zjarrfikësit shohim drama shumë. Si ky rast…se di.. Kam qenë 72 orë në atë vendngjarje, S’kam pasur mundësi të bëjë telefonata. Pasi nxora familjen time jashtë ika në vendin e ngjarjes. 72 orë pa komunikuar me familjen.”

I trishtë ishte edhe fati i 8 anëtarëve të familjes Lala, të cilët u nxorrën të pajetë nga vila 4-katëshe që u shemb në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku veç 17-vjeçari Ramë Lala mbijetoi. Adoleshenti u dërgua për trajtim më të specializuar drejt Italisë, pasi gjendja e tij u rëndua.

Sheme Myzeqari, komandat i grupit të zjarrfikësve që kryen operacionit e kërkim shpëtimit në godinën 4-katëshe u shpreh:

Ishim në një objekt 4 katësh. Godina ishte rrafshuar komplet. Njoftova qendrën që kemi një person nën rrënoja dhe komunikova me të. Ishim 3 veta, u konsultova me ta. Veprimet tona ishin me kazmë, me lopatë, me levë. Fola me ata 3 persona dhe ata më dhanë një matrapik, dhe tentuam që të futeshim tek ai ambient që dëgjonim zërin e Lavdoshit. Kishim siklet pasi mund të kishim goditje tjetër tërmeti. Në momentin që e nxorëm gjysëm e trupit të Lavdoshit, në atë moment bie një tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter. Shokët tanë dhe qytetarët aty ishin në lotë. Pasi s’u mendua se do dilnim të gjallë aty. Pasi nxorëm personin, u lidha me qendrën dhe u thash; operacioni doli me sukses.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINË, KRIME SEKSUALE DHE VJEDHJE/ Arrestohen 3 të shpallur në kërkim, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRAT)
Previous article “SHQIPËRIAQËDUAM.AL" NË DISPOZICION TË TË PREKURVE NGA TËRMETI/ Rama: Shkruani ankesat tuaja vetëm me një klik

k.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT