Eurodeputja Eleni Theocharous është shpallur ‘Non Grata’, nga shteti shqiptar, për shkak se bëri thirrje esktremiste gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandonis Kacifas në Bularat.
Për këtë vendim ka folur Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në emisionin “Real Story, ndërkohë që theksoi se ky ishte hapi i fundit i qeverisë shqiptare pasi Eleni Theocharous ka bërë edhe herë të tjera thirrje esktremiste.
“Ajo ka pasur disa qëndrime nuk është i pari, ne nuk kemi marrë këtë masë si hapin e parë po si të fundit, ne sot i kemi paraqitur dokumentin parlamentit grek. Eurodeputetja qipriote flet për bashkimin e trojeve greke, flet për pushtim të Shqipërisë. Ajo është pjesë e parlamentit europian dhe nuk duhet të kishte mbajtur qëndrime të tilla. Në këtë rast bëhet fjalë për cënim të interesave shtetërorë”, tha Bushati.


