• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Shqipëria, pjesë e serialit të famshëm “Gomorra” (FOTO)
Home
Kulturë
Kinematografi

Shqipëria, pjesë e serialit të famshëm “Gomorra” (FOTO)

27 November, 2017 Ina.Autor Kinematografi, Kulturë

Gomorra është një serial televiziv i bazuar në bestsellerin me të njëjtin titull të shkruar nga Roberto Saviano.

Që prej vitit 2014, ky serial që tashmë ka nisur sezonin e tretë është konsideruar prodhimi televiziv italian më i suksesshëm në histori duke qenë i vetmi që ka arritur sukses edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjtihë botën (130 vende kanë blerë të drejtën e transmetimit).

Një episod i kësaj serie vlerësohet se ka kushtuar mesatarisht 1.35 milion euro ndërsa sezoni në total vlerësohet rreth 16 milionë euro.

Pak ditë më parë ka nisur në “Sky” transmetimi i sezonit të tretë që gjithashtu po rezulton i suksesshëm për nga shikueshmëria. E në episodin e tretë të sezonit të tretë pak ditë më parë për herë të parë është e përfshirë edhe Shqipëria.

Në këtë episode, ngjarjet zhvillohen në Bullgari e ku personazhi kryesor i serisë Ciro di Marzio (Marco D’Amore) zhvillon aktivitetin kriminal. Pjesë e punës së tij është edhe trafikimi i qenieve njerëzore e mes tyre edhe të një vajze shqiptare (aktore Boryana Krumova Manoilova) e cila flet në gjuhën shqipe. Vajzave u sekuestrohen pasaportat shqiptare.

 

Në fund të episodit, personazhi kryesor vendos të shpëtojë vajzën shqiptare të trafikuar dhe pasi merr një nga pasaportat shqiptare udhëton drejt pikës kufitare shqiptaro-maqedonase ku shkruhet “Republika e Shqipërisë”. Skena e fundit e episodit është ajo e një “bar dhe grill” ku pasi personazhi kryesor i blen vajzës shqiptare një hamburger, i lë dhe disa para dhe një celular dhe ikën.

Jo pak herë Shqipëria apo shqiptarët janë bërë pjesë e kinematografisë, disa herë në rolin e të keqit e herë të tjera në rolin e viktimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lamtumirë patriotizëm? Mbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia
Previous article VEZHGIMI/ Sherri Blushi - Hafizi dhe fenomeni i partive kryetarë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT