• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VEZHGIMI/ Sherri Blushi – Hafizi dhe fenomeni i partive kryetarë
Home
Shqipëri

VEZHGIMI/ Sherri Blushi – Hafizi dhe fenomeni i partive kryetarë

27 November, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ende pa festuar mirë 1 vjetorin e krijimit, partia LIBRA që u proklamua si një projekt politik ndryshe, nuk i shpëtoi dot sëmundjes së vjetër të politikës shqiptare, për tu copëzuar e ndarë. Mimoza Hafizi, ish deputete e PS dhe bashkëthemeluese me Blushin e një projekti që siç thotë ajo paska nisur “de facto” plot dy vjet më parë, bëri një deklaratë publike që tregon atë që përflitej. Se LIBRA është thellësisht e ndarë dhe se ajo pas zgjedhjeve të 25 qershorit, po tentohet që të bëhet partia e kryetarit, duke eleminuar vendimarrjen e forumeve.

Me siguri që herët ose vonë, nëse kjo që pretendon zonja Hafizi është e vërtetë, Blushi do ia arrijë. E bashkë me këtë “fitore” ai thjeshtë ka bërë që të shuhen shpresat qoftë edhe teorike, për të mbajtur gjallë idenë e ekzistencës në këtë demokracinë tonë, të partive me ideale, norma e rregulla. Aq më tepër që Blushi pretendoi se u largua nga PS, në emër të atyre parimeve, për të cilat ai sot po akuzohet se po i shkel edhe vetë.

Në këtë mënyrë duket të jetë i qartë edhe fundi i bashkëjetesës politike të dy ish miqve Blushi- Hafizi, i cili është një film i parë shumë herë tashmë në këto 27 vjet. Ky është fundi i partive të vogla, nëpërmjet largimit të figurave dhe personaliteteve të veta, edhe ashtu shumë të pakta, derisa kryetari të bëhet edhe partia, edhe lideri e në fund edhe i vetmi anëtar i partisë së cilës i uzurpon vulën, firmën e siglën.

E kemi parë këtë film në PD fillimisht kur një grup themelues i saj u largua për të krijuar PAD. Më pas, e pamë kur u krijua partia e Kalakullës, LZHK e Dashamir Shehit, e më pas edhe në parti të tjera. Kampione është në këtë drejtim PSD e Skënder Gjinushit që lindi partinë e Paskal Milos, më pas partinë e Gaqo Apastolit. Sikundër demokrastianët shqiptarë kanë disa koka, e disa parti. PS vetë u ça dhe krijoi LSI. Nga ana tjetër grupi nismëtar I LSI shumë shpejt e pa veten jashtë kësaj partie që nga Brokaj, Xhufi e deri tek Dritan Prifti dhe sëfundi Spartak Braho, etj. Nga PD u krijua më herët edhe partia e reformatorëve të Genc Pollos të cilët u rikthyen sërisht bashkë me pushtetin në 2005. Pas 2009 e para zgjedhjeve të 2013 nga PD u krijua Partia e Bamir Topit, Gazmend Oketës, Sali Shehut, etj.

Të gjitha këto parti, si edhe LIBRA kanë pësuar metamorfozën e rrudhjes në përpjestim të drejtë me ambicjen e kryetarëve për ta patur të gjithën vetëm, pa asnjë hije, personalitet e kundërshtimi rreth e rrotull vetes. E kur ia arritën, bashkë me to, doli jashtë politike edhe partia e tyre.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqipëria, pjesë e serialit të famshëm “Gomorra” (FOTO)
Previous article Oriola e "bën flakë" me foton e fundit

Redaktor1

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT