• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHQIPËRIA MOSHOHET ME 5 MUAJ NË 2019/ Plakja rëndon sistemet shëndetësore dhe skemat e pensioneve
Home
Ekonomi

SHQIPËRIA MOSHOHET ME 5 MUAJ NË 2019/ Plakja rëndon sistemet shëndetësore dhe skemat e pensioneve

6 April, 2020 Delo.autor Ekonomi

Mosha mesatare Shqiptarëve u rrit me 5 muaj vitin e kaluar, duke arritur në 37.2 vjeç. Në vitin 2011 kur u bë censusi i fundit mosha mesatare e popullsisë së vendin tonë ishte 32,6 vjeç. Në 9 vite mosha mesatare e shqiptarëve u rrit me 4.6 vite.

Me këto ritme Shqipëria do kapë shumë shpejt moshën mediane të Europës. Sipas projeksioneve popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.

Aktualisht, kontinenti i Europës është më i vjetri, me një moshë mediane prej 42 vitesh, të cilën parashikohet që Shqipëria ta arrijë në harkun kohor të 11 viteve.

Italianët janë ndër popujt me moshën mesatare më të madhe të popullsisë në Europën mbi 45 vjeç.  Në rajonin e Lombardisë ku vdekjet për shkak pandemisë së koronavirusit kanë qenë më të mëdha mosha mesatare popullsisë është mbi 47 vjeç.

Plakja e popullsisë rrit barrën e sëmundjeve duke ushtruar presion në sistemet shëndetësore, teksa për shkak të tkurrjes së lindjeve shpenzimet në arsim tkurren.

Skemat e pensioneve rëndohen nga për shkak të numrit të lartë të të moshuarve, në raport me kontribuuesit (popullsia në moshë pune).

Ndër shtetet europiane, Monako ka moshën mediane më të lartë, ku sipas një artikulli të World Economic Forum është 53.1 vite.

Në botë, vendet me moshën më të lartë mediane pas Monakos janë: Japonia me 47.3 vite, Gjermania me 47.1 vite, Italia me 45.5 vite dhe Sllovenia me 44.5 vite.

Pas Europës, kontinenti i Amerikës së Veriut renditet i dyti për sa i përket moshës mediane prej 35 vitesh. Ndër shtetet e kontinentit të Amerikës së Veriut, Kanadaja ka moshën më të lartë me 42.2 vite, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 38.1 vite dhe Meksika me 28.3 vite.

Në Australi, mosha mediane përllogaritet 33 vite, ndërsa në Amerikën e Jugut dhe në Azi rreth 31 vite, pavarësisht se në këtë të fundit, ndodhet Japonia e cila thyen rekord në kontinent për popullsinë e plakur.

Afrika është kontinenti me moshën më të re. Në Afrikë, thuajse 41% e popullsisë janë nën 15 vjeç dhe 3% mbi 65 vjeç. Mosha mediane në kontinentin afrikan është 18 vjeç dhe shteti më i ri i globit është Nigeria me moshë mediane 15.4 vjeç./ Monitor

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KORONAVIRUSI KA SJELLË RRITJE TË TMERRSHME TË DHUNËS NË FAMILJE”/ Sekretari i OKB: Duhet të ndalet
Previous article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq”

Delo.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT