• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË SHBA/ Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq”
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË SHBA/ Ushtria amerikane përgatitet për “skenarin më të keq”

6 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me koronavirusin. Kështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës Veriore Amerikane, i cili shpjegon masat që po merr ushtria për të reaguar në përgjigje të krizës.

Gjeneral O’Shaughnessy thotë se ushtria po e trajton këtë krizë si periudhë lufte:

“Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka shpallur luftë epidemisë së COVID-19, prandaj po veprojmë si në kohë lufte dhe po e trajtojmë si një fushatë të madhe ushtarake”.

Gjenerali foli me agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë nga Baza Ajrore Petersen në Kolorado Springs të Kolorados. Ai shpjegoi se një kontigjent ushtarak është dislokuar në kompleksin e maleve Shajen që u ndërtua si bazë mbrojtëse nga kërcënime bërthamore.

“Ndodhet 550 metra nën tokë, nën shtresën e granitit që ofron mbrojtje të shkëlqyer, jo vetëm ndaj rrezikut bërthamor, por shërben edhe në këtë rast për të izoluar një kontigjent”.

Kreu i Komandës Veriore amerikane tha se ushtria po ofron mbështetje në operacionet federale për të vënë nën kontroll situatën në vatrat më të nxehta të sëmundjes:

“Kemi dislokuar kapacitete në Nju Jork, po ashtu në Kaliforni dhe në shtetin e Uashingtonit. Dislokimet më të fundit janë në Nju Orleans dhe Dallas. Gjatë gjithë kohës jemi në bashkërendim me Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale të Emergjencave, për të identifikuar zonat që janë më në rrezik dhe ku nevojitet ndihma jonë”.

Gjenerali nuk pranoi të deklaronte sa sa ushtarë në territorin amerikan janë diagnostikuar me koronavirus, duke cituar shqetësime sigurie, por pohoi se virusi paraqet një sfidë të madhe për operacionet ushtarake.

Rreth 1000 detarë nga kryqëzori amerikan USS Theodore Roosevelt, apo një e pesta e ekuipazhit të tij, ishin në karantinë në një bazë detare në Guam. Marina Ushtarake po përpiqet të vërë nën kontroll shpërthimin e infeksionit në kryqëzor,

Evakuimi i personelit filloi të mërkurën, një javë pas raportimit të rastit të parë në Aeroplan-mbajtëse dhe pasoi nxjerrjen e një letre të fortë në adresë të komandës së Marinës nga kapiteni i kryqëzorit duke kërkuar “përgjigje të vendosur” për të vënë nëm kontroll epideminë.

Megjithëse aeroplanmbajtësja USS Theodore Rooseveld nuk është nën komandën e Gjeneralit O’Shaughnessy, ai tha se po e ndjek nga afër situatën dhe donte të ishte i informuar. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për mirëqënien e personelit shëndetësor, si civilë, ashtu edhe nga radhët e ushtrisë, të cilët janë në vijën e frontit në këtë betejë.

“E dimë që gjenden në një situatë dhe rrethana ekstreme,” tha gjenerali.

“Po përgatitemi për skenarin më të keq. Ne duam të jemi përgatitur për të përmbushur çfarëdo detyre që kërkohet prej nesh në këtë situate. Jemi gati për të reaguar me një strategji mbarë-kombëtare”.

Ashtu si sektori civil që po e studion situatën dhe po përshtatet në kohë reale, edhe ushtria, tha Gjeneral O’Shaughnessy po nxjerr mësime dhe po adaptohet nga rrethanat në ndryshim të kësaj krize. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA MOSHOHET ME 5 MUAJ NË 2019/ Plakja rëndon sistemet shëndetësore dhe skemat e pensioneve
Previous article KORONAVIRUSI/ Mesazhi prekës i mesfushorit Kroos për tifozin, i cilit COVID-19 ia mori dy anëtarë të familjes

Delo.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT