• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRI-KOSOVË/ Bashkë në një seancë parlamentare: Detajet e “bashkimit” të dy Kuvendeve nesër paradite në Tiranë
Home
Politikë

SHQIPËRI-KOSOVË/ Bashkë në një seancë parlamentare: Detajet e “bashkimit” të dy Kuvendeve nesër paradite në Tiranë

26 November, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë është në përgatitjet finale para zhvillimit në vigjilje të Ditës së Pavarësisë.

Të dielën e 27 nëntorit dy kuvendet respektive do të mbajnë një mbledhje të përbashkët.

Albanian Post ka siguruar pamjet e para nga salla plenare gjatë së cilës do të mbajnë fjalimet e tyre krerët qeveritarë, kuvendarë dhe parlamentarë.

Në secilën ulëse do të gjendet një çantë me suvenire të personalizuara me simbolin “dykrenar të flamujve kombëtarë”.

Jo vetëm kaq, pasi përqafimi i “Kuvendit kombëtar” ka përfshirë edhe administratat e të dyja parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Së bashku, referuar pamjeve të siguara nga AP-ja, po punojnë për mbarëvajtjen totale të kësaj seance sublime.

Punimet e seancës plenare pritet të fillojnë në orën 10:00, duke cituar burime zyrtare pranë Kuvendit.

Adresimin e parë gjatë kësaj mbledhje do ta bëjnë dy kryetarët e kuvendeve, Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca.

Më pas, mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Një fjalë përshëndetëse do e mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në shënim të përvjetorit të festës kombëtare të 28 Nëntorit, është paralajmëruar se do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.

Tirana ka filluar të gëlojë nga aktivitetet kulturore (jo vetëm politike) pasi po mbahet prej datës 21 nëntor java e kulturës Shqipëri-Kosovë.

Një larmishmëri aktivitetesh artistike, letrare, kinematografike dhe pa dyshim edhe patriotike do të dominojnë gjatë kësaj jave, theksoi kryeministri Rama.

Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28 nëntor, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës, në sheshin “Skënderbej”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Einxhel organizon festën e Baby Shower, kush ishin banorët që ftoi nga “BB VIP”
Previous article A DO JETË NË PROTESTËN E 6 DHJETORIT? Flet Salianji: Samiti i BE në Tiranë, bonus për Shqipërinë…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime Aktualitet

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT