Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se do të jetë i pranishëm në protestën që do të organizojë kjo forcë politikë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji e vlerësoi pozitivisht zhvillimin e samitit në vendin tonë, teksa nënvizoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me protestën, pasi zhvillimi i saj, tregon një nivel të caktuar lirie dhe demokracie.
“Në çdo protestë që do të organizohet kundër qeverisë do të jem. Pavarësisht nga kush organizohet dhe pavarësisht në çfarë rrethanash do të organizohet. E kam thënë dhe e them, do të jem i pranishëm në çdo protestë. Padiskutim që edhe në datën 6 dhjetor.
Padiskutim që samiti është një zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë, është vendosja e një pikete tjetër për orientimin që Shqipëria do të ketë, për vëmendjen e shtuar që ka nga Bashkimi Evropian dhe liderët, tregon edhe një herë tjetër që Shqipëria nuk mund të lihet dhe nuk do të lihet në asnjë influencë tjetër pavarësisht rrethanave që do të ndodhin vitet e ardhshme


