• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPJEGON DALLIMIN MES VIROZAVE TË STINËS DHE COVID-19/ Mjekja: Koronavirusit nuk i vihet diagnoza me vizitë, mos hajdeni në spital
Home
Sociale

SHPJEGON DALLIMIN MES VIROZAVE TË STINËS DHE COVID-19/ Mjekja: Koronavirusit nuk i vihet diagnoza me vizitë, mos hajdeni në spital

11 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë muajit të fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me covid në vendin tonë. Simptomat e covid janë lehtësisht të ngatërrueshëm me simptomat e virozave të stinës,  gjë që mund të shkaktojë shqetësim në momentin që nuk mund të bëhet dallimi.

Mjekja e familjes, Diana Hysi shpjegon për Report Tv se ndryshimi mes simptomave të virozave stinore dhe Covidit e bënë vetëm mjeku.

“Zakonisht në verë virozat janë gastointesinale që shoqërohen me dhimbje të stomakut, me të vjella, me diare, me temperaturë. Ka viroza të sistemit respirator në këtë kohë që janë më të pakta. Kjo është shumë e vështirë që të bëhet nga vetë pacienti. Secili nga pacientët apo njerëzve që ndjejnë një diskonfort që konstaton që nga temperatura, lodhje e vogël, dhimbje e vogël e fytit, ikje e zërit duhet të telefonojnë mjekun e familjes pa dalë nga shtëpia fare”, deklaroi mjekja Diana Hysi.

Mjekja kërkon mirëkuptim të pacientëve që u kërkohet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi mjeku duhet ta ndjek pacientin në vazhdimësi, për të bërë një dallim mes simptomatologjisë së covid dhe jo covid.

“Në ditë e parë apo të dytë është shumë e vështirë, nëse ne nuk kemi një tampon. Duhet ta ndjekim në vazhdimësi prej disa ditësh pacientin dhe nëse e shikoj të arsyeshme, nga simpotamet ne e referojmë tek epidemiologu”, tha mjekja Hysi.

Mjeka Hysi tregon se fatkeqësisht 80% e qytetarëve nuk besojnë tek covid, por që këshilla e saj kryesore është të mbrohemi duke vazhduar jetën dhe kjo mund të bëhet vetëm duke mbajtur maskë.

“Mbajtja e një maske të zakonshme në çdo vend që ti shkon është shpëtim për të gjithë ne. Vetëm duke e vënë tjetrin përballë rregullit do kemi një mundësi që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit në minimum”, u shpreh mjekja.

Nga mesi i muajit qershor është rritur në mënyrë të menjëhershme numri i  personave të cilët kanë filluar të shfaqin simptoma të virozave të stinës apo të Covid, duke nisur telefonatat me mjekun e familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TIRANA MË E FORTË PAS ÇDO SFIDE”/ Veliaj me artistët para koncertit sot tek Amfiteatri: Festojmë duke ruajtur distancat
Previous article GJENDJE E JASHTËZAKONSHME NË KOSOVË? Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT