• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPËTO SHPIRTIN TËND”/ Gjykata e dënon për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, avokati: Duan të më mbyllin gojën për…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SHPËTO SHPIRTIN TËND”/ Gjykata e dënon për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, avokati: Duan të më mbyllin gojën për…

6 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Tiranës dënon me 500 mijë lekë gjobë juristin e OSHE Romeo Kara për akuza ndaj Shkëlzen Berishës, Kara reagon duke e quajtur dënimin si një mesazh që ai duhet të mbyll gojën për skandalin e privatizimit të CEZ.

Sipas Kara ai ka përdorur deklaratat e Izet Haxhisë dhënë në një media në vitin 2004 se Shkëlzen Berisha kishte kryer trafik droge me automjet zyrtar e sipas tij s’duhet të dënohet pasi vetëm ka cituar një deklaratë të bërë nga dikush tjetër.

Ndërsa Gjykata e ka gjetur atë fajtor duke e dënuar me akuzën e shpifjes dhe prishjes së reputacaionit të djalit të deputetit demokrat dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Postimi i avokatit Kara: 

“Miq të nderuar,

Dua t’ju ve ne dijeni se, i kam nisur nje leter të gjithe autoriteteve të larta të vendit, trupit diplomatik si dhe organizatave nderkombetare prezente ne Shqiperi, ku i informoj mbi akte arrogante, te paligjshme dhe teresisht te papranueshme te gjykates karshi meje, si shenje hakmarrje dhe kercenimi, në pergjigje të dy kallezimeve penale për korrupsion te dorezuara prej meje ne Prokurorine e Pergjithshme.

Me nje vendim absurd te gjyqtarit Ahmet Metaliaj, une shpallem fajtor per shpifje, karshi Shkelzen Berishes, pse kam cituar ne vitin 2017 nje fakt te njohur boterisht prej vitit 2014, nga nje tjeter person, ndaj te cilit kurrkush deri me sot nuk ka bere padi per shpifje.

Ky eshte mesazhi i radhes qe une mora, per arsye te qendrimit tim karshi dy aferave, asaj te privatizimit te OSSH-se, me dem mbi 400 milione euro si dhe kontrates DIA-CEZ, me dem mbi 39 milione euro, dhe me objekt perfitimi mbi 215 milione euro, ku jane perfshire midis të tjereve edhe Sali Berisha se bashku me Ilir Meten.

Une mund te zgjidhja konformizmin, por me bindje zgjodha perballjen, rrugen e se drejtes, bazuar në te verteta absolute.

Une zgjodha rrugen e lirise, lirise per te menduar, per t’u shprehur dhe per te vepruar.

Liri do te thote te mbjellesh virtyte morale, sepse jane ato qe e ruajne lirine dhe drejtesine.

Mesazhi im per ata qe mendojne se mund te me ndalojne me veprime te padrejta dhe antiligjore eshte:

“Harrojeni se une ju konsideroj ju, si dhenes, dhurues, bamires apo menaxhere te lirise sime, per tu shprehur apo per te kerkuar drejtesi.

Ju sot, duke e perdorur gjykaten si kamzhik karshi meje, treguat se nuk mund te pranoni as edhe nje citim prej meje dhe jo me nje mendim te lire timin.

Une lirine time e konsideroj te shenjte, si deshiren me te madhe te qenies time, si nje te drejte natyrore te pazevendesueshme qe buron nga vete Zoti.
Une ia kam dhuruar me kohe lirine vetvetes, dhe as qe behet fjale qe dikush apo te gjithe bashke, te ma cenojne ate.

Ju jeni terbuar nga të vertetat e mia, kurajo dhe vendosmeria ime per tu perballur me ju, kudo dhe kurdohere, dhe në dashte Zoti edhe në gjykate.

E verteta me ka bere te lire, dhe vendosmeria patjeter qe do të me beje fitues.

Une nuk bej pjese kurrsesi tek ata te deshperuar qe e kane humbur shpresen se ne kete vend do të behet nje dite i mundur zbatimi i ligjit dhe i normave të ndershmerise.

Ju nuk mund t’a pranoni lirine time per te qene perballe jush, sepse e dini dhe e ndjeni se, liri do të thote: largimi i frikes dhe i shtypjes nga shpinat e njerezve, si dhe të jetuarit me dinjitet.

Do te jem perballe jush, deri sa ligji te qendroje mbi te gjithe ne, derisa ju te mesoni te respektoni ligjin, derisa ne te jemi te barabarte perpara ligjit.

Të ftoj Sali Berisha, ti shohesh ne sy te vertetat e tua, ti pranosh ato dhe te pendohesh.

Se paku, shpeto shpirtin tend.
Vetem keshtu edhe ti do te ndjehesh i lire dhe i qete, se je nje mjeran dhe peng i se kaluares tende, te cilen ti, parate e tua dhe sherbetoret e tu, nuk e zhbeni dot”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMERIKA NË FAL ASKËND/ I tregoj GISHTIN E MESIT fansit, gjobitet RËNDË lojtari i NBA
Previous article ARSYET/ Pse OPOZITA duhet të qendrojë LARG protestës së studentëve

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT