Bombolat e gazit janë kthyer në një nga faktorët kryesor të cilët rrezikojnë jetë e qytetarëve. Madje pas defekteve elektike një banesë bombolat janë shkaktarët e dytë të zjarreve në vend. Shkak kryesor që bombulat shpërthejnë mund të jenë të ndryshme por pakujdesia e qytetarëve dhe mos kontrollimi i tyre bën që shumë jetë të rrezikohen nga shpërthimi i tyre.
Para pak javësh në Velipojë ndodhi një shpërthim nga bombolat e gazit në një hotel ku u plagosën rëndë nëna me tre fëmijët e saj. Por pas pak ditësh dy vajzat e familjes Gjoka nuk mund t’i shpëtonin djegieve të shumta që kishim marrë në trup, njëra 19-vjeçe dhe tjetra 15 vjeç, Daniela dhe Klarisa. Ndërsa për jetën në Itali luftojnë me vdekjen, Enriko 12-vjeçar dhe nëna e tij Alketa.
Hoteli 3-katësh në Velipojë i familjes Gjoka u përfshi nga flakët më 4 korrik për shkak të rrjedhjes së gazit te një bombol 3-5 kg. Kati i parë i ndërtesës u shkrumbua thuajse tërësisht.Për këtë ngjarje tragjike u arrestua disa ditë më parë tregtari i gazit për shkelje të kushteve tekniko-ligjore.
Por të shumta kanë qenë rastet kur breda pak ditësh kanë shpërthyer bombula gazi në vendin tonë, fatmirvsisht mes tyre nuk ka pasur viktima dhe nuk kanë pasur fatin e familjes në Velipojë. Që nga rasti i Velipojës në 4 korrik e deri më sot 20 korrik kanë shpërthyer 6 bombola gazi.
Alpenews.al ju sjell me detaje rastet e shpërthimit të bombolave të gazit në vend që prej 4 korrikut.
Shpërthen bombola e gazit në Koplik/ Digjet kati i parë i banesës, plagoset rëndë…
7 korrik 2021/ Një grua ka mbetur e plagosur rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në Koplik. Zjarri shkrumbuar gjithçka në katin e parë të një banese dy katëshe.
Shpërthen bombola e gazit në Malësinë e Madhe, familja Kuka…
8 korrik 2021/ Një bombol gazi ka shpërthyer në familjen Kukaj në Malësinë e Madhe, kur Sadete Kukaj ishte ngritur për të përgatitur mëngjesin për bashkëshortin dhe djalin. Sapo ka ndezur shkrepësen për të për përgatitur ushqimin në bombolën pesëkilogramëshe, kanë shpërthyer flakët e zjarrit. Për pasojë, ajo ka marrë djegie të shumta në pjesën e krahut, gjoksit dhe fytyrës.Gruaja u dërgua me urgjencë për në Spitalin e Shkodrës dhe më pas për në Repartin e Djegieve në Tiranë. Nga zjarri ka pasur djegie të shumta të orendive shtëpiake në pjesën e katit të parë të ndërtesës.
28-vjeçarit në Durrës i shpërthen bombola e gazit në apartament
9 korrik 2021/ Një tjetër bombul ka shpëthyer në një banesë në zonën e Rrashbullit në Durrës, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Bombola ka shpëthyer në banesën e një 28-vjeçari.
E rëndë në Korçë/ Shpërthen bombula e gazit, pallati 5 katësh
18 Korrik/ Një pallat 5 katësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Maliq të Korçës. Shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit. Si pasojë e flakëve mësohet se ka vetëm dëmë materiale.
Shpërthen bombula e gazit në një byrektore në Elbasan.
19 korrik/ Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa punonjësit e byrektores dhe disa kalimtarë të rastit kanë shpëtuar për mrekulli. Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale.
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, e moshuara…
19 korrik/ Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e plagosur ka mbetur një e moshuar. Si pasojë e shpërthimit të bombolës është lënduar shtetasja S. M., 70 vjeçe.
Drejtori i Drejtorisë së Inspektimin e Naftës dhe Gazit, pranë ISHTI-it, Ahmet Shehu tha në një intervistë televizive se është e domosdoshme që të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i bombolave të gazit.
Në vend janë 32 subjekte të tregtimit me shumicë të gazit dhe 29 njësi të tregtimit të gazit të lëngshëm.
“Është e domosdoshme që të bëhet kontrolli i vazhdueshëm i bombolave të gazit. Kemi 32 subjekte të tregtimit të gazit me shumicë që kanë detyrime ligjor. Kemi dhe 29 njësi të tregtimit të gazit të lëngshëm që mbajnë në vende të posaçme bombola. Subjektet duhet të jenë shumë të kujdesshmë të zbatojnë të gjitha rregullat dhe kushtet teknike”, tha Shehu.
Shehu tha se kemi një rritje të numrit të popullsisë që përdorin gaz, ndërsa nënvizoi se mbi 200% zhdoganohet dhe përdoret në vend. Ai nënvizo ise janë vënë 7 sanksione me gjobë deri më tani për shkeljet.
Alpenews.al