Një lëndë plasëse ka shpërthyer gjatë natës në zonën e Aliasit. Ngjarja është regjistruar në rrugën Njazi Meka, rreth orës 03:30 të mëngjesit
News 24 raporton se tritoli është hedhur në shkallët e katit të dytë të një pallati të vjetër.
Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz. Aktualisht policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.
Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes.



