• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHPËTOI NGA TALEBANËT/ Gazetarja e BBC Yalda Hakim takon vajzat afgane në Lezhë (FOTOT)
Home
Sociale

I SHPËTOI NGA TALEBANËT/ Gazetarja e BBC Yalda Hakim takon vajzat afgane në Lezhë (FOTOT)

5 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News Yalda Hakim, është takuar në Lezhë me vajzat afgane. Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” nxorri nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.

Në një intervistë ekskluzive nga Londra pak ditë më parë për Top Channel, Yalda Hakim tregoi se në Shqipëri mundi të sjellë edhe disa vajza të rrezikuara nga minoriteti Hazara. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që ndoqi vizitën e saj në Lezhë thotë se ishin momente emocionuese mes Yalda Hakim dhe vajzave ku nuk munguan lotët.

Natyrshëm momente gëzimi për Yalda Hakim e cila i shpëtoi këto vajza jo vetëm nga brutaliteti i vazhdueshëm ndër vite i Talibanëve ndaj këtij minoriteti por edhe nga sulmet e pamëshirshme vrasëse të ISIS-K. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se, me ardhjen e saj nga Londra në Lezhë për tu takuar me këto vajza Yalda Hakim, tregoi se krahas të qenurit një yll televiziv, e do vendim e saj të origjinës Afganistanin madje ndjen edhe përgjegjësi për të ndihmuar.

Nuk e ka përdorur gjatë këtyre viteve thjesht si lëndë të parë për të prodhuar me qindra lajme ekskluzive për zhvillimet atje. Përmes fondacionit të saj ia doli të shkollojë me qindra vajza e djem në pamundësi ekonomike në vijimin e universitetit. Në momentet më të vështira të jetës së tyre nuk i braktisi por duke vënë në lëvizje njohjet dhe shumë miq, ndërmori një operacion shpëtimi. Ia doli me sukses ti nxjerrë nga Kabuli.

Nuk nguroi t’i telefonojë disa herë kryeministrit Edi Rama e ti kërkoj strehimin e tyre siç edhe ndodhi për mos ti lënë në kampet e refugjatëve të Katarit. Kjo e bën Yalda Hakim jo vetëm një gazetare brilante por edhe një humaniste të jashtëzakonshme. Me të drejtë afganasit e kanë quajtur “Vajza e Kombit”.

Operacioni

Pak ditë më parë Yalda Hakim duke folur për operacionin e shpëtimit të këtyre vajzave i deklaroi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se:
“Ky operacion ishte diçka shumë personale për mua. Në dy vitet e fundit më është dashur të njihem me këto vajza të reja nga fondacioni im, duke i parë atyre rezultatet e provimeve por situata e sigurisë së tyre po përkeqësohej.

Ato ishin vajza të reja dhe e ndjeva se kisha përgjegjësi për to. Kur isha në Afganistan pak javë pasi ra Kabuli, u tregova se nuk duhet të largoheshin nga shtëpitë pasi po bëheshin gati sulme kamikaze. Disa prej vajzave që tani ka mbërritur në Shqipëri janë prej minoritetit Hazara, që i përket sektit SHIA të fesë islame. ISIS-K kishte nisur sulme të pamëshirshme për këtë komunitet duke mos kursyer maternitetin. Ne ia dolëm ti nxjerrim brenda kohës së mundshme” deklaroi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM TRITOLI NË TIRANË/ Lënda eksplozive vendoset brenda shkallëve të pallatit (PAMJET)
Previous article DOLI PËR TË PESHKUAR NË MBRËMJE/ Zhduket 45-vjeçari. Policia: DYSHOHET se...

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT