Edhe 4 ditë na ndajnë nga festa e Shën Valentinit dhe me një shëtitje në qendrën e Tiranës shohim se rrugët janë të mbushura me tollumbacë në formën e zemrës çka simbolizojnë Ditën e të Dashuruarve.
Ky dekor karakteristik i kësaj feste ka mbuluar gjithë hapësirën rrethuese të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarët e pranishëm kanë nxituar të realizojnë fotot e para.
14 Shkurti në Shqipëri festohet akoma më shumë nga viti në vit, duke u kuptuar kështu nga të gjithë thelbi i vërtetë i kësaj feste. Edhe kësaj here pritet që qytetarë të të gjitha moshave të mbushin rrugët e ti dhurojnë njëri tjetrit sa më shumë dashuri.
/AlpeNews.al