• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANIN KOKAINË/ Katër persona në kërkim në Britani, mes tyre një shqiptar (EMRI)
Home
Breaking News

SHPËRNDANIN KOKAINË/ Katër persona në kërkim në Britani, mes tyre një shqiptar (EMRI)

12 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër persona, anëtarë të një bande që merrej me trafik kokaine janë shpallur në kërkim nga policia e Britanisë, mes tyre është edhe një shtetas shqiptar, i quajtur Daut Danaj, 39 vjeç.

Mediat lokale britanike thonë se ata janë pjesë e një grupi që trafikonte drogë në Bournemouth të Anglisë. Po sipas mediave, anëtarët e bandës merreshin me trafik kokainë të cilësisë së lartë. Pas një hetimi 1-vjeçar autoritetet sekuestruan një sasi droge, që nëse shitej kapte vlerën 404.000 paund.

Drejtuesi i këtij grupi ishte Aaron Robinson, i cili punësoi një të ashtuquajtur “mbledhës borxhi” për të kërcënuar shpërndarësit kur nuk mblidheshin paratë në kohë.

Madje një shpërndarësi droge iu tha se do t’i priteshin gishtat dhe do të vritej nëse nuk tregohej korrekt me pagesat.

Gjashtë anëtarët e grupit u dënuan nga Gjykata e Bournemouth javën e kaluar, duke përfshirë edhe kreun e bandës. Megjithatë janë ende në kërkim 4 persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Raportohet se ata u larguan jashtë Britanisë pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tyre dhe ende nuk janë kapur.

Jordan Phillips, 28 vjeç, Laërence Ëindle, 29 vjeç dhe Daut Danaj, 39 vjeç, u arrestuan në mes të shtatorit 2016 dhe janarit 2017 në Bournemouth. Treshja u lirua me pas një pagese garancie në polici, në pritje të hetimeve të mëtejshme, por kësti i qershorit 2017 nuk u pagua.

Që prej askokohe, janë në kërkim. Personi i katër në kërkim është Lloyd Stokes, 32 vjeç. Dyshimet e policisë britanike janë se fshihen në Shqipëri ose Spanjë.

Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe disa numra telefoni, ku i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse i shikojnë ose kanë informacion të telefonojnë në: 999, 101 ose 0800 555 111.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS NË SHKUP/ Thaçi: Marrëveshja me Vuçiçin nuk cënon Maqedoninë
Previous article DORËHIQET MINISTRJA E SHËNDETËSISË/ Kishte falsifikuar diplomën e masterit për mesataren

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT