• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPËRNDAN FLETUSHKAT E DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT”/ Psikologia: Nuk predikoj në shkollën ku punoj, Anisën nuk e njoh
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHPËRNDAN FLETUSHKAT E DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT”/ Psikologia: Nuk predikoj në shkollën ku punoj, Anisën nuk e njoh

8 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja tragjike e datës 2 korrik në Kombinat është një shok për mbarë opinionin publik. Aty humbi jetën Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, trupat e të cilave u gjetën të pa jetë në banesë.

Në studion e emisiont me “Zemer të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin në disa emisione maratonë kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të ngushtë të viktimave të Kombinatit, ndërsa pas dëshmisë së një qytetari se e kishte parë Anisën (vajza e vetëflijuar) në banesën e tij duke dorëzuar fletushka bashkë me psikologen e një shkolle në Kombinat, reagon kjo e fundit.

E ndërsa dëshmitari ngulte këmbë që psikologia iu fliste fëmijëve pikërisht për Dëshmitarët e Jehovait edhe në shkollë, në një lidhje telefonike me emisionin ajo mohoi gjithçka. Psikologia tha ndër të tjera se nuk e njihe Anisa Josifin, vajzën e vetëflijuar.

Evis Ahmeti: Ju bashkë me Anisën keni qënë në banesën e tij (dëshmitarit) dhe keni predikuar për besimtarët e Jehovait, në një kohë që ai ju ka njohur se jeni psikologe tek shkolla e djalit…

Psikologia: Nuk e njoh Anisën, vec nga lajmet e portalet kam mësuar për të. Më vjen keq që i jepni zë këtyre gjërve

Evis Ahmeti: Ju besoni te dëshmirarët e Jehovait?

Psikologia: Unë kam të drejtë të besoj dhe këtë ma garanton Kushtetuta. Besoj sic kanë të drejtë besimtarët e tjerë.

Evis Ahmeti: Ju si psikologe keni ndikuar tek nxënësit e shkollës, i jepni libra, fletushka?

Psikologia: Nuk besoj që e kanë thënë prindërit e shkollës sime një gjë të tillë. Shkolla është laike dhe unë e vlerësoj dhe e zbatoj këtë ligj. Nëse një prind e thotë ketë le të sjellë prova dhe unë jam gati të përballem.

Evis Ahmeti: Muri i shkollës është ngjitur me një banesë që thuhet se është një nga ndërtesat ku mblidhen Dëshmitarët e Jehovait?

Psikologia: Cfarë do të thotë kjo, është marrë me qira…jo nuk është e vërtetë. Janë familje dhe shuëm të rregullta ato që jetojnë aty.

Pastori: Zonjë jam i gëzuar që ti ke guximin të vije në këtë bisedë. Kisha merak se do trembeshit nga forumi publik. Unë do të të ftoja si besimtare e Dëshmitarëve të jesh me e guximshme të vish e të mbrosh kuptimin tuaj. Të na ndihmosh që ju nuk e predikoni vetëvrasjen…

Psikologia: Absolutisht, jo

Pastori: Dëshmitari para teje më tha se është takuar me ty në shtëpinë e tij, ishe duke dhënë materiale tek shtëpia e tij, ishit atje me dy burra, njëri prej tyre i huaj… a është kjo praktikë që e ke bërë?

Psikologia: Nuk e kujtoj rastin…por patjetër që unë e bëj këtë praktikë, por nuk e njoh Anisën

Evis Ahmeti: Ku i praktikoni këto?

Psikologia: Po i devijoni thelbin e bisedës. Nuk mund të bëj aludime nëse kam qënë apo jo…

Evis Ahmeti: A ju ka ndodhur ndonjë përplasje në shkollë kur të ka parë zotëria në shtëpinë e tij me fletushka?

Psikologia: Jo, jo absolutisht

Evis Ahmeti: Si e vlerëson ngjarjen e Kombinatit?

Psikologia: Ngjarja jashtëzakonisht fatkeqe dhe e mbuluar me informacione të pavërteta. Kanë dalë në përfundime të gabuaura, ka nisur një fushatë urrejtje dhe persekutimi. Depresioni është një nga shkaktarët kryesor, personat mund të kenë pasur deluzione fetare.

Dëshmitarja: Psikologia ka qënë dëshmitare e Jehovait prej shumë vitesh, e di. Ndërsa familjen Josifi nuk e njoh.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEGJENERON SHERRI/ 52-vjeçari godet me grushte drejtorin e bankës në Berat, arrestohet nga policia
Previous article EPISOD I PAZAKONTË/ Shkoi në tribunë për t’u zënë me tifozin, mesfushori Dajer e pëson keq (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT