• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPËRDORIM DETYRE”/ Prishi katër objekte në Tiranë dhe Vaqarrr, dënohet me burg kreu i IKMT
Home
Sociale

“SHPËRDORIM DETYRE”/ Prishi katër objekte në Tiranë dhe Vaqarrr, dënohet me burg kreu i IKMT

14 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Fatmir Metaj, kreu i IKMT-s vënë në qendër të vëmendjes pas përplasjes me deputetët e partisë Demokratike në zonën e Shkozës për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, është dënuar një ditë më parë nga gjykata e Tiranë me 1 vit e 3 muaj burg për shpërdorim detyre.

Dënimi është dhënë nga gjyqtari Sokol Pasho ndërsa Metaj ka qenë i proceduar penalisht edhe me disa pjesëtarë të stafit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në akuzën e ngritur nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të disa qytetarëve Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi.

Sipas prokurorisë këto objekte nuk duhet të ishin prishur pasi një prej tyre ishte i pajisur me leje dhe tre të tjerët në proces legalizimi çka pamundësonte zbatimin e procedurës së ndjekur nga IKMT për prishje. Objektet e prishura kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’, përgjatë rrugës së Vaqarrit dhe në ish “Uzinën Enver”.

Këto prishje janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe sipas hetimeve të prokurorisë kreu i IKMT-s dhe stafi i tij kanë vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi. Fatmir Metaj, ish kreu-komisariatit të Tropojës në vitin 1998 është një emër i lakuar edhe në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hadjari pasi automjeti me të cilin udhëtoi Famir Haklaj nga Tropoja drejt Tiranës ishte në pronësi të Metës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "STREHA MES REVE" NË KINEMA/ Banorët në Veri të Shqipërisë ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët
Previous article PAS DIVORCIT ME BASHKËSHORTEN/ Aktori prezanton të dashurën e re dhe janë bërë për njëri- tjetrin

F.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet Aktualitet

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar Aktualitet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT