• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“STREHA MES REVE” NË KINEMA/ Banorët në Veri të Shqipërisë ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët
Home
Kulturë

“STREHA MES REVE” NË KINEMA/ Banorët në Veri të Shqipërisë ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët

14 December, 2018 k.autor Kulturë

Feja, familja dhe dashuria në Shqipërinë e thellë rurale. Në një formë jotradicionale trajtohen sa thjeshtë në dukje, aq edhe në formë të pazakontë në filmin “Streha mes reve” e regjisorit Robert Budina. Në një fshat të thellë në Veri të Shqipërisë banorët pranojnë atë, që në asnjë vend në botë nuk ndodh, të ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët. Në premiera e filmit “Streha mes reve”, që prezantua në kinemanë shqiptare, vërejmë se si Besniku (Arben Bajraktaraj) jeton në këtë mal të  thepisur së bashku me familjen e tij. Por, bota e tij është vetmia e tij, që e gjen në kishën-xhami, edhe mes dhive.

Vështirësia më e madhe ishte që të thurresha me Besnkiun, sepse ai kalonte, si nga ana e fesë, familjes dhe dashurisë në një vetmi, në një humbje. Dalëngadalë e gjen veten. Gjatë xhirimeve kam qenë në të njëjtën kohë edhe i shqetësuar edhe i lumtur, sepse personazhi mbante një lloj trazimi, jo trazim i vuajtjes, por të një misteri të pakapshëm, që vet Valbona na i sjell këtë.

Arben Bajraktaraj, Aktor

I ati i Besnikut (Bruno Shllaku) një mysliman dhe komunist, Albani vëllai i tij është ortodoks, ndërsa nëna e tij sa ishte gjallë lutej fshehtas, se ishte katolike. Ndërsa, Besniku është ndaluar nga i ati që të martohet me vajzën që ka dashur për shkak të politikës së kohës

Kjo është një dramë e përbotshme, sepse përherë kur kanë hyrë në tunelin e vdekjes të zotët e shtëpive fillon mërmëritja e nëndheshme edhe e mbidheshme. Roli im është një rol i komplikuar, sepse ke të bësh me tre komunitetet fetare brenda familjes. Për të arritur në konkluzionin që ta bashkosh këtë familje, ishte shumë e vështirë… Në të vërtetë janë mjeranë ata që shkatërrohen me njeriun dhe gjakun e vet, për dy kokë dhi, dy tulla, qoftë edhe për dy mln euro.

Bruno Shllaku, Aktor

Më beso jam shumë i emocionuar, se është sfidë e madhe që të pushtosh publikun tënd, nuk është një gjë e zakonshme. Është një publik që e njeh shumë mirë realitetin edhe ti nuk mund që të bëhesh profet me publikun tënd. Nuk është një film që do bëjë miliarda, por që përpiqet që të transmetojë një emocion. Kjo shfaqje ka qenë më emocionuesja e jetës sime. Nga nesër filmi do të jetë në kinema Cineplex, Agimi dhe Milenium. Është një eksperiencë e re, që ne po e bëjmë për një kulturë tjetër.

Robert Budina, Regjisor

Gërvishtja e murit të xhamisë nga Besniku, ku do të zbulonte muralen katolike, është një nga momentet më kyç të këtij filmi. Dy specialistet e dërguara të Institutit të Monumenteve vërtetojnë se xhamia deri në 1470 kishte qenë kishë…

Më në fund, Streha erdhi në shtëpi të vet, pres që audienca ta presë. Një film që flet për njerëz, virtyte edhe trauma, por edhe virtyte shqiptare. Momenti që më pëlqen më shumë, është momenti kur Besniku shikon nga kamera edhe zbulohet muralja. Është një kapriço regjisoriale shumë e fortë. Deri tani kemi marrë dhjetë ftesa nga festivale ndërkombëtare, në kompeticione zyrtare.

Sabina Kodra, Producente

Filmi do të shfaqet në të gjitha sallat e kinemave, Millennium, Cineplexx, Imperial, Kinema Agimi nga data 14 dhjetor për publikun e gjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I THA "JO" MILANIT/ SUPER skuadrat anglez hidhen në sulm për SUAREZIN 
Previous article "SHPËRDORIM DETYRE"/ Prishi katër objekte në Tiranë dhe Vaqarrr, dënohet me burg kreu i IKMT

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT