Është bërë i mundur arrestimi i ish drejtorit të spitalit në Berat Idlir Frashëri. Ky i fundit nuk është emër i panjohur pasi është akuzuar dhe më parë për shpërdorim detyre.
Bashkë me të është ndaluar edhe juristi i spitalit Alfred Lulaj, me po të njëjtën akuzë.
AlpeNews.al bën me dije se Idlir Frashëri është personi që shihni mëposhtë:
Një pjesë e njoftimit zyrtar:
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Frashëri dhe Lulaj “kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe”.
Organi i akuzës thotë më tej se hetimet vazhdojnë, pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me mënyrën se si kanë dale medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.



