• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shpenzimet/ Paratë që hodhën Blushi, Hafizi e Ndocaj në fushatë
Home
Shqipëri

Shpenzimet/ Paratë që hodhën Blushi, Hafizi e Ndocaj në fushatë

30 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi dhe ish-deputetja Mimoza Hafizi, të cilët janë përfshirë në një hulli përplasjesh ditët e fundit, kanë kontribuar personalisht vetëm me nga 4 mijë lekë në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, për llogari të partisë së tyre. Shqiptarja.com zbardh raportin e shpenzimeve për fushatë të LIBRA-s, ku reflektohet edhe kontributi individual i Blushit dhe Hafizit. Këta dy të fundit, sipas raportit, kanë kontribuar në fushatë me nga 4 000 lekë secili. Ndërkaq, kontribut nga persona të tjerë fizikë LIBRA deklaron shumat 1,500 lekë, 2,000 lekë, 7,600 lekë, 3,000 lekë, 8,000 lekë, 3,000 lekë, 4,000 lekë, 4,000 lekë, 1,000 lekë, 2,000 lekë, 300 lekë dhe 69,900 lekë.

Edhe kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe si ‘Kaubojsi’, është treguar gjithashtu i kursyer në fushatën zgjedhore në raport me pasurinë që posedon. Ish-deputeti Ndocaj ka dhuruar për fushatë vetëm 20 mijë lekë. Totali i të ardhurave të partisë së Ndocajt është 531,000 lekë. Po aq është edhe vlera e shpenzuar. Ndërsa kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, duke iu referuat gjithnjë raportit financiar të fushatës, nuk ka kontribuar me asnjë lekë në fushatën për zgjedhjet parlamentare. Për përballimin e kësaj fushata, Partia Republikane ka shpenzuar 531,000 lekë. Partia Kristian Demokrate deklaron 6,422,877 lekë të ardhura në total, ndërsa ka shpenzuar 2,612,494 lekë. Partia Socialdemokrate deklaron 401,767 lekë të ardhura nga fondet publike, ndërsa ka shpenzuar 3,757,621 lekë.

Partia Demokracia Sociale, e drejtuar nga Paskal Milo nuk deklaron asnjë lekë nga fondet publike. PDS deklaron 1,883,646 lekë të krijuara nga vetë subjekti, të cilat janë shpenzuar në fushatë. Aleanca Popullore për Drejtësi deklaron 902,094 lekë si total të të ardhurave, nga të cilat 325,000 lekë fonde publike. Aleanca Popullore për Drejtësi deklaron se ka shpenzuar 1,209,905 lekë. Partia Aleanca Demokristiane, e drejtuar nga Zef Bushati deklaron zero të ardhura dhe zero shpenzime. Në raportin e dorëzuar në KQZ, kjo parti nuk deklaron asgjë.
Kthimi i parave mbrapsht
13 parti politike duhet të kthejnë në KQZ një shumë të konsiderueshme parash. Janë partitë që dolën dobët në zgjedhje. Për rrjedhojë ato duhet të kthejnë mbrapsht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 83 milionë lekë. Partia Demokratike, e cila mori 43 mandate, nga 46 që kishte në vitin 2013, do t’i kthejë KQZ-së 17 milionë lekë të vjetër. Partia që do t’i kthejë më shumë lekë KQZ-së është ajo Republikane, e cila kishte 4 mandate në 2013, ndërsa tani nuk ka asnjë nën logon e saj, pasi Fatmir Mediu u zgjodh në listën e PD-së. Kjo parti do të kthejë në KQZ 20 milionë lekë.

11 milionë lekë duhet t’i kthejë edhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit. 5 parti do të marrin para shtesë, pasi kanë shënuar rritje. Partia Socialiste e cila mori 73 mandate do të marrë shtesë edhe 28 milionë lekë të vjetar. 13 milionë lekë do t’i shtohen LSI-së që shtoi 3 mandate në rang kombëtar, 14 milionë lekë i shkojnë shtesë PDIU-së, e cila edhe pse nuk u shtua në mandate është rritur në përqindjen e votave në nivel kombëtar. PSD-ja e Gjinushit, që falë mandatit të Tom Doshit në Shkodër shënoi rritje do të marrë 2 milionë lekë shtesë, ndërsa Ben Blushi do të marrë për LIBRA-n 5 milionë lekë shtesë./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reshjet/ Bien gurë në aksin Librazhd-Elbasan, rrezikohen drejtuesit e automjeteve
Previous article Kjo është shoqëria sekrete që ka aftësi mbinatyrore

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT