• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPEJT NGRIHEN SPAK DHE BKH/ SHBA paralajmëron Ilir Metën: Reforma në drejtësi investim i yni, po punohet fort që…
Home
Politikë

SHPEJT NGRIHEN SPAK DHE BKH/ SHBA paralajmëron Ilir Metën: Reforma në drejtësi investim i yni, po punohet fort që…

12 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones i ka dhënë dje një goditje të fortë Presidentit Ilir Meta. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Tiranë, zhvilloi një aktivitet me rastin e festës se pavarësisë së SHBA, ku të pranishëm ishin dhjetra politikën, mes të cilëve edhe Presidenti Meta. Prej ditësh ky i fundit ka nisur një revansh ndaj reformës në drejtësi. Por teksa Bashkimi Europian reagoi, nga amerikanët nuk kishte ende një përgjigje. Mirëpo, dje zonja Leyla Moses-Ones ia ka thënë në sy Ilir Metës se reforma në drejtësi po ecën përpara. Madje, gjatë fjalës së saj në kuadër të festimeve të pavarësisë dhe lirisë amerikane, numri dy i ambasadës u shpreh optimiste teksa theksoi se shumë shpejt SPAK, BKH dhe Gjykata e Lartë do të jenë funksionale. “Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm gurësh kilometrikë- lidhjet tona dypalëshe dhe shumëpalëshe ushtarake, të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit janë më të ngushta se kurrë përmes investimeve si Baza Ajrore e Kuçovës; shkëmbimet tona akademike dhe kulturore po lulëzojnë; reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara me organet e pavarura të KLP dhe KLGJ të themeluara dhe duke punuar fort për të ngritur SPAK, BKH dhe gjykatat më të larta; kemi shtuar përpjekjet për të forcuar median dhe për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për të ndihmuar kushtet për një rritje të fortë ekonomike”, deklaroi ajo. Pra, përmes kësaj deklarate zonja Leyla Moses-Ones, është shprehu qartë se reforma në drejtësi është një investim amerikan dhe po ecën shumë mirë. Thënë më troç, ajo iu është përgjigjur indirekt gjithë “armiqve” të reformës në drejtësi, duke iu kujtuar se ajo po ecën në shinat e duhura.

Lufta kundër korrupsionit

Teksa bëri një panoramë të marrëdhënieve dy palësh mes dy vendeve, zv/ambasadorja Leyla Moses-Ones theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë gjithmonë në krah të Shqipërisë. Dhe për të treguar vendosmërinë e Amerikës për të mbështetur Shqipërinë, ajo bëri thirrje për të luftuar korrupsioni, pasi sipas saj, autoritetet shqiptare do ta kenë mbështetjen e SHBA në çdo kohë. “Është me vend që tema e sotme është Miqësia dhe Liria. Edhe, Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka- përfshi jetët e tyre- si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë. Ndërsa Shqipëria punon drejt këtyre lirive dhe vazhdon të ndërtojë institucione të forta demokratike, Amerika do të qëndrojë në krahun tuaj”, nënvizoi zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones. Kujtojmë që, dje të pranishëm në këtë ceremoni në rezidencën e ambasadës së SHBA ishin Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministra, deputetë, krerët e opozitës por edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët morën pjesë në ceremoninë e kremtimit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Nis shembja e godinës katërkatëshe pranë “Arenës Kombëtare”, ndalohet qarkullimi i mjeteve
Previous article HAPEN KUTITË/ Sot në KQZ rinumërohen votat në 11 qendra në Bashkinë e Lezhës

k.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT