• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPEN KUTITË/ Sot në KQZ rinumërohen votat në 11 qendra në Bashkinë e Lezhës
Home
Politikë

HAPEN KUTITË/ Sot në KQZ rinumërohen votat në 11 qendra në Bashkinë e Lezhës

12 July, 2019 k.autor Politikë

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet tw të hapë kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, pasi pranoi ankimimin e kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet. Pas pranimit të kësaj kërkese, sot në orën 10:00, KQZ do të marrë provat për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit.

Kjo do të thotë, se në KQZ do të mbërrijnë kutitë nga këto 11 qendra votimi, ku do të bëhet numërimi i votave në secilën kuti dhe për të parë nëse ka parregullsi nga shifra e votave totale që janë shënuar në procesverbal nga KAZAZ-të.

Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.

Por përse ky ankimim i Partisë Konservatore u pranua, ndërkohë që edhe Bindja Demokratike me disa ankimime të saj ka kërkuar hapjen e kutive me akuzat se kanë votuar edhe persona që nuk janë ndodhur fare në Shqipëri?

Anëtari i KQZ-së i propozuar nga Partia Socialiste, Eridjan Salianji, sqaroi arsyet:

“Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën. Me gjëra konkrete le t’i hapin kutitë në këtë komision. Pra ky Komision nuk duhet të jetë i mbylljes së kutive, por i hapjes së kutive dhe transparencës”, shtoi më tej Salianji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPEJT NGRIHEN SPAK DHE BKH/ SHBA paralajmëron Ilir Metën: Reforma në drejtësi investim i yni, po punohet fort që...
Previous article "MYSAFIRËT E HASHASHIT"/ Si u kapën me kanabis e armë të rinjtë nga Tirana. U raportuan nga… (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT