Një tjetër viktimë është shënuar prej Covid sot në vendin tonë.
Ka ndërruar jetë elektriçisti 28-vjeçar, Anton Çuni, i cili ishte i prekur nga coronavirusi.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije OSHEE në Shkodër e cila shkruan se virusi i ka marrë jetën padrejtësisht kolegut 28-vjeçar.
“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe”, shkruan OSHEE.
Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta mjeku pneumolog Anibal Byberi, i cili kishte mbërritur dje te “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë. Mjeku i infektuar me Covid, vuante edhe nga një sëmundje e lëkurës dhe nga obeziteti.


