Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave për deputet të propozuara nga anëtarët.
Mes emrave është dhe ai i ish presidentit Bujar Nishani.
Mesa duket Nishani ka hequr dorë nga të bërit deputet.
Ndërkohë personat e tjerë që do të jenë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve janë:
Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Enriketa Papa dhe Mark Marku.