Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-të, teksa një 12-vjeçare vrau kushëririn e saj gjatë live në Instagram dhe më pas u vetëvra.
Bëhet me dije se 12-vjeçarja Paris e nisi live fillimisht me kushëririn e saj, Kuaron, në orën 2 të mëngjesit.
Deri më tani nga raportimet e mediave të huaja nuk dihet sesi dy kushërinjtë kishin me vete një armë të cilën 12-vjeçarja po e mbante. Pasi filloi transmetimi në Instagram, Paris qëlloi aksidentalisht Kuaron, duke e lënë të vdekur dhe disa çaste më vonë ktheu armën kundër vetes dhe kreu vetëvrasje.
Dy fëmijët u dërguan në spital pa ndjenja por për shkak të plagëve të marra nuk arritën të mbijetojnë.
“Nuk është vrasje. Nuk është vetëvrasje. Ishte një aksident i tmerrshëm. Kështu ndodhi”, tha Shinise, nëna e Parisit, për St. Louis Post-Dispatch


