• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 March, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

8 March, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKËT E NGUSHTË QË U VRANË E MASAKRUAN/ Nga 30 plumbat se i ngacmoi GRUAN tek çekiçi… (FOTO)
Home
Ekskluzive

SHOKËT E NGUSHTË QË U VRANË E MASAKRUAN/ Nga 30 plumbat se i ngacmoi GRUAN tek çekiçi… (FOTO)

10 February, 2019 bora.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Pukën teksa një 25 vjeçar ka vrarë me plumb në bark shokun e tij të ngushtë. Ndonëse më dëshminë e tij autori shrpehet se ka qënë aksidentale, ky nuk do ishte rasti I parë kur shokët e ngushtë kanë “ngrënë kokat” e njëri tjetrit.

Kujtojmë këtu rastin e dy viteve më parë ku Albert Zekaj vrau shokun e ngushtë me çekiç pasi jetonte me të e më vonë I copëtoi edhe trupin.

AlpeNews.al ju sjell disa prej rasteve:

Çfarë ndodhi në Pukë:

Mbrëmjen e së premtes një 30-vjeçar humbi jetën pas u qëllua me armë zjarri, në fshatin Kaftall në Pukë.

Ditën e sotme është dorëzuar edhe autori i ngjarjes, Enderis Doda, 25 vjeç nga Tirana, i cili ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Ai ka treguar se me viktimën kanë qenë miq të ngushtë, dhe në momentin e ngjarjes kanë qenë duke luajtur me armën, e për fat të keq është shkrepur aksidentalisht.

Jetonin bashkë, vret shokun e ngushtë me çekiç dhe e hedh në kanal

Albert Zekaj, 32-vjeçari në qershor 2017 vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, duke e goditur me çekiç në kokë.

Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Trupi i pajetë i Beqirajt u zbulua në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës.

I ngacmoi gruan, vret shokun me 30 plumba

Vdes në vend 30-vjeçari Roland Kaçorri, plagoset rëndë e shoqja.

I ngacmonte gruan, i qëllon para shtëpisë me 30 plumba. Një 30-vjeçar nga fshati Lufaj i komunës Selitë të Mirditës është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa e shoqja ka mbetur e plagosur rëndë.

Autori ka thënë që shoku i tij, Kaçorri, i kishte ngacmuar të shoqen, duke mos e duruar dot këtë fakt. Nisur nga momenti i ngjarjes, grupi hetimor thotë se autori nuk ka pasur qëllim të vrasë gruan 24-vjeçare të viktimës.

27-vjeçari i dehur vret shokun e ngushtë

Kolë Fermosi, 28 vjeç, nga Toplana, ka humbur jetën pas një sherri me shokun e tij të dehur. Kristian Shkambi, i dehur, e ka goditur disa herë me thikë jashtë lokalit në të cilin po pinin bashkë me shokë të tjerë.

Më pas pendohet në polici: S’e dua më jetën nëse ka vdekur Kola!

Vrau shokun e ngushtë dhe e mbuloi në kanalin me bar

Një 47-vjeçar nga Fieri është kapur teksa kalonte ilegalisht kufirin gre, ndërsa sipas rezultatit në sistemin TIMS, rezultoi se ai kishte vrarë shokun e ngushtë 27 vite më parë.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në Greqi në vitin 1991, kur dy shqiptarët kishin shkuar atje për të punuar, ndërsa krimi është zbuluar nga vëllai i viktimës.

16 vjeçari vret me thikë në zemër shokun e ngushtë

Një 16-vjeçar është vrarë me thikë në zemër pas një sherri me shokun e tij të ngushtë. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën Dionis Vrenozi ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit.

Dionis Vrenozi, Florian Gega si dhe një adoleshent tjetër, emri i të cilit nuk bëhet me dije (nxënës në një nga gjimnazet e Fierit) kanë qenë shokë të ngushtë.

Ata kanë qenë të tre së bashku në rrugë,  kur ka nisur debati mes Dionisit dhe Florianit. Mësohet se gjimnazisti tjetër nuk është përfshirë në sherr. Në grindje e sipër, Floriani ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër shokun e tij të ngushtë.

Vrau shokun e ngushtë për makinën

Marjo Ribaj akuzohet  se vrau bashkëmoshatarin e tij 23-vjeçar Fabion Veizaj në Vranisht të Vlorës pas një konflikti për shkak të një automjeti që autori i kishte shitur më herët viktimës, i cili nuk i kishte dhënë paratë për të cilat qenë dakordësuar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KISHTE KATËR DASHNORË NJËKOHËSISHT"/ Habit Rezart Veleshnja: Do e çoj në Prokurori
Previous article RIKTHEHET TEK FITORJA/ "Kuqezinjtë" kalojnë me lehtësi Cagliarin dhe rimerr vendin e katërt në kampionat

bora.autor

Postime të ngjashme

LISTA E PD/ Moderatorja e Top Channel në listën e PD, Strazimiri në kufijtë e listës, Çlirim Gjata në pjesën jo fituese, kandidon edhe... Breaking News

LISTA E PD/ Moderatorja e Top Channel në listën e PD, Strazimiri në kufijtë e listës, Çlirim Gjata në pjesën jo fituese, kandidon edhe...

KANDIDATI I ARDHUR NGA LONDRA/ Mesazhi PREKËS i Ramës: Emigracioni e shkuara. Shqipëria, e ardhmja Breaking News

KANDIDATI I ARDHUR NGA LONDRA/ Mesazhi PREKËS i Ramës: Emigracioni e shkuara. Shqipëria, e ardhmja

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Rama ZBULON emrat që kryesojnë LISTAT Breaking News

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Rama ZBULON emrat që kryesojnë LISTAT

Facebook Comments

ALTRIN KETRO/ 60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë! Blog

ALTRIN KETRO/ 60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!

EDMOND ARIZAJ/ Denoncoj mjekët e Kovid 1 dhe Kovid 2 Blog

EDMOND ARIZAJ/ Denoncoj mjekët e Kovid 1 dhe Kovid 2

DENIS DYRNJAJA/ Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing.Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë Aktualitet

DENIS DYRNJAJA/ Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing.Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë

MERO BAZE/ Partia që ka “shpresë” Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo! Blog

MERO BAZE/ Partia që ka “shpresë” Saliun dhe mërzitet nga Luljeta Bozo!

ENDRI KAJSIU/ Xhelali apo Luljeta? Blog

ENDRI KAJSIU/ Xhelali apo Luljeta?

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT