• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shofer i Trump prej 25 vjetësh, e hedh në gjyq: Nuk më ka paguar
Home
Nderkombetare

Shofer i Trump prej 25 vjetësh, e hedh në gjyq: Nuk më ka paguar

10 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Shoferi i Donald Trump për më shumë se 25 vite pretendon se shefi i tij nuk e ka paguar për punën jashtë orarit. Noel Cintron thotë se gjatë gjithë kohës që punoi për Trump, rroga iu rrit vetëm dy herë, madje herën e dytë duke iu shoqëruar me shkurtimin e sigurimeve shëndetësore.

Ai e ka paditur Organizatën Trump për 3300 orë pune të papaguara, gjatë të cilave ka punuar jashtë orarit në një periudhë prej 6 vitesh. Akuzat e shoferit Cintron pasojnë ato të disa punonjësve ose kontraktorëve, të cilët përgjatë viteve e kanë paditur presidentin ose bizneset e tij për pagesa të pamjaftueshme ose mosmbajtje premtimesh.

Vitin e kaluar, resortit luksoz të golfit në Florida, në pronësi të Trump-it, iu caktua nga gjykata të paguante mbi 32 mijë dollarë një kompani furnizimi me bojë, e cila kishte pretenduar se nuk ishte paguar për lyerjen e kësaj prone.

Në lidhje me padinë e shoferit, zëdhënësja e organizatës “Trump”, Amanda Miller, tha se “ai është paguar në mënyrë bujare dhe në përputhje me ligjin”.

Cintron ishte punësuar me kushtin që ta niste ditën e punës në orën 07:00 dhe ta mbyllte atë në momentin që Trump apo kushdo nga familja e tij të mos kishte më nevojë për të. Ai ka punuar 55 orë në javë dhe është paguar me një rrogë fikse 62 700 dollarë në vitin 2003, më pas 68 00 dollarë në vitin 2006 dhe 75 mijë dollarë në vitin 2010. Por sipas tij, rritja e fundit e rrogës ka pasur një kleçkë, pasi i është kërkuar të heqë dorë nga sigurimi shëndetësor, çka i ka kursyer Trumpit 17 866 dollarë në vit.

Cinton është 59 vjeç dhe jeton në Nju Jork. Ai ka nisur punën si shofer në organizatën Trump 3 vjet më parë. Cintron i ka shërbyer Trump-it deri në momentin kur shoqërimin e tij e mori përsipër shërbimi sekret. Cintron kërkon aktualisht një dëmshpërblim prej 200 000 dollarësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Beyonce shtatzënë? Detaji që ngriti dyshimet se çifti po pret fëmijën e katërt
Previous article Prokurori Kostaq Beluri sot para VETTINGUT, si ka ndryshuar pasuria e tij në 13 vite

k.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT