• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prokurori Kostaq Beluri sot para VETTINGUT, si ka ndryshuar pasuria e tij në 13 vite
Home
Aktualitet
Drejtësi

Prokurori Kostaq Beluri sot para VETTINGUT, si ka ndryshuar pasuria e tij në 13 vite

10 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori Kostaq Beluri pritet të kalojë sot në ‘sitën’ e Vettingut. Ai do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Seanca dëgjimore e Belurit është planifikuar të zhvillohet mesditën e sotme, ndërsa që trupa gjykuese drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.

Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Kosta Beluri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Beluri zotëronte pasuri familjare në vlerën e 1.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Beluri kap vlerën e 5.2 milionë lekëve.

Beluri zotëron një apartament banimi 70 m2 me vlerë 1.1 milionë lekë dhe 1/5 e një apartamenti të përfituar nga familja përmes privatizimeve-pasuri këto të deklaruara prej vitit 2003. Ai zotëron gjithashtu 2.9 milionë lekë llogari bankare dhe 1.2 milionë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të prokurorit Beluri kapin vlerën e 33.8 milionë lekëve për vitet 2003-2017. Ato përbëhen në 97 për qind nga të ardhurat e pagës së tij dhe të bashkëshortes, 2.4 për qind nga interesat bankare dhe 0.3 për qind nga mësimdhënia.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shofer i Trump prej 25 vjetësh, e hedh në gjyq: Nuk më ka paguar
Previous article “Skifterët” vjedhin 21 iPhone 8 dhe iPhone X para syve të punonjësve (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT