Një e mitur e moshës 4 vjeç ka rrezikuar mbytjen teksa është futur në det, në një prej plazheve të Ksamilit ndërsa tragjedia është shmangur menjëherë pas ndërhyrjes së pushuesëve aty pranë të cilët thanë se prindërit kishin qenë në çadër dhe nuk e kishin vënë re vajzën e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.08.2018, rreth orës 18:30, në Ksamil, e mitura E.H., vjeçe 4, duke u larë në det ka rrezikuar të mbytet, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


