• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në kulmin e tensioneve me SHBA, Putin bën deklaratë të fortë për Turqinë: Marrëdhëniet tona…
Home
Nderkombetare

Në kulmin e tensioneve me SHBA, Putin bën deklaratë të fortë për Turqinë: Marrëdhëniet tona…

25 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendit të tij janë duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është duke u rritur me shpejtësi në çështjet rajonale dhe ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin priti në Pallatin e Kremlinit ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe kryetarin e Shërbimit të Inteligjencës së Turqisë (MIT), Hakan Fidan.

“Raportet tona me Turqinë janë edhe duke u thelluar, edhe duke u pasuruar me përmbajtje të reja. Bashkëpunimi ynë është duke u rritur me shpejtësi në çështjet rajonale dhe ekonomike”, tha Putin në takim.

Putin lavdëroi përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë në çështjet sensitive, siç është ajo e Sirisë.

“Po ashtu, edhe me kontributet e Iranit, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së arritëm të afrohemi në mënyrë serioze drejt një zgjidhjeje për çështjen e Sirisë”, shtoi Putin.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë turke Çavuşoğlu filloi fjalën e tij duke i përcjellë Putinit përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë bërë që disa të ndihen xhelozë.

“Kolegët tanë janë duke i vazhduar përgatitjet për samitin trepalësh që do të mbahet në të ardhmen. Mendojmë se është e rëndësishme të punojmë së bashku jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për forcimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale. Kjo është e rëndësishme për paqen rajonale”, theksoi  Çavuşoğlu.

Zyrtarët turq dhe rusë pas deklaratave të tyre kaluan në mbledhje në dyer të mbyllura. Pjesëmarrës nga pala ruse në takim gjenden edhe ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu dhe përfaqësuesi special rus për Sirinë, Aleksander Levrenitev.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Lojtari i Napolit shumë pranë Flamurtarit, "MIK" futet ish-futbollisti i Kombëtares
Previous article SHMANGET TRAGJEDIA/ 4 vjeçarja FUTET në det dhe RREZIKON mbytjen. Prindërit në...

k.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT