Të paktën nëntë person kanë mbetur të vrarë gjatë ditës së pestë të protestës antiqeveritare që po zhvillohen në Iran.
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror, ku përveç kësaj publikon të dhëna të tjera të bazuar në një raport në të cilin thuhet se sipas të dhënave numri jozyrtare i të vrarëve në këto protesta në Iran, ka arritur në së paku 22 persona.
Këto protesta filluan si tubime kundër rritjes së çmimeve të artikujve themelorë të ushqimit dhe vështirësive të tjera ekonomike.
Këto janë protestat më masive politike në Iran, prej vitit 2009, kur ka pasur mospajtime lidhur me votimet presidenciale të kontestuara, në të cilat ishte rizgjedhur Mahmud Ahmadinejad.
Aktualisht, protestat janë mbajtur në dhjetëra qytete në gjithë Iranin, përfshirë disa lokacione në kryeqytetin Teheran.