• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E ardhmja e Lotarisë Amerikane/ Ja tre mundësitë për të përfituar GreenCard
Home
Sociale

E ardhmja e Lotarisë Amerikane/ Ja tre mundësitë për të përfituar GreenCard

2 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Diskutimet për përfundimin e programit të imigracionit në SHBA përmes llotarisë për Green Card kanë filluar dy vjet më parë. Ato janë pjesë e diskutimeve në kuadër të reformimit të ligjeve të migracionit.

Dy senatorë republikanë patën kërkuar atëherë t’ i jepet fund llotarisë. Por edhe së fundmi, në reagimin e tij pas një akti terrorist në Nju-Jork, presidenti Trump kërkoi t’i jepet fund këtij programi. Ai kritikon mes të tjerash kushtet që duhen plotësuar për të fituar llotarinë, si janë shumë minimale, që mund të plotësohen prej kujtdo. Më shumë se për dhënien fund të programit flitet për zëvendësimin e tij me një sistem imigracioni të bazuar në pikë. E sigurt është se nëse llotarisë i jepet fund, nuk ekziston më mundësia për personat pa kualifikime të veçanta që të imigrojnë në SHBA.

Të paktën GreenCard Lotterie DV -19 kryhet me garanci të plotë, dhe aplikimet dërgohen tek autoritetet amerikane që bëjnë procesin e përzgjedhjes. Deri tani shifrat kanë treguar se një ndër 25 aplikues e fiton llotarinë. Rreth 77 mijë shqiptarë kanë marrë që nga viti 1999 Green-Card nëpërmjet llotarisë.

Të marrësh Green Card nuk është e lehtë. Ekzistojnë tri mundësi. Njëra është blerja me një çmim, i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë. Mundësia tjetër është me martesë me një qytetar ose qytetare amerikane. E treta është me llotarinë Green Card.

Llotaria amerikane u krijua në vitin 1987 nga Presidenti Regan për të krijuar një mundësi për ata që duan të imigrojnë në Amerikë me rrugë legale, por që nuk kanë mundësi. Që atëherë e deri tani SHBA ka hedhur në llotari mijëra karta Green Cards, që janë viza që japin menjëherë lejen e qendrimit dhe punësimit të pakufizuar. Sot lëshohen 55 mijë të tilla në vit. Numri i kartave që lëshohen, në cilin vend dhe për cilin kontinent vendoset nga e para vit për vit. 14,5 milionë vetë aplikuan nga e gjithë bota vitin e kaluar. Nga Gjermania për shembull 532 vetë fituan vitin e kaluar.

Vizat për punonjësit e specializuar

Përveç llotarisë Green Card ndryshimet që kërkohen kanë të bëjnë edhe me vizat H1-B, që janë vizat për punonjësit e specializuar. Vëzhgues në Uashington mendojnë se ndryshimet varen nga e ardhmja e marrëveshjeve të tregtisë midis Amerikës dhe Kinës e Indisë. Nga universitetet në Indi dalin shumë ekspertë të teknologjisë së lartë, të cilët vijnë në SHBA. Çdo vit jepen 85 mijë viza H1-B, një vizë shumë e rëndësishme për ekonominë. Viza H1-B është futur në vitin 1990 për punonjësit e kualifikuar.

Ato zgjaten gjashtë vjet dhe janë të lidhura me një universitet ose kompani të caktuar. 1,5 milionë mjekë, mësues, akademikë, specialistë kompjuterash nga e gjithë bota kanë hyrë deri tani me H1-B në Amerikë.

Me gjithë se janë bërë disa projektligje deri tani asnjë nga ligjet nuk ka ndërruar. Por, çfarëdo që të vendoset nuk pritet që programet për Greencard-Lotterie dhe vizat H1-B të zgjerohen. Po ashtu nuk mendohet të ndryshojnë mundësitë për të marrë Green-Card si sipërmarrës që kërkon të investosh në Amerikë duke hapur vende pune. Po ashtu, Green Card Soldiers, lejeqëndrimi që jepet për qytetarët që nuk kanë nënshtetësinë amerikane, por shkojnë në luftë. Një rregull i nxjerrë nga Presidenti Bush më 2003./dw/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkon në 22 numri i viktimave gjatë protestave antiqeveritare në Iran
Previous article Shikoni nga e merr optimizmin dhe energjinë Sali Berisha (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT