Duke qenë se europianët kërkojnë stabilitet në kohë të trazuara, shkollat më të mira të biznesit sjellin pikërisht këtë.
14 shkollat në të mira mbetet të njëjta si në vitin e shkuar, me ndryshime të vogla, ndërkohë që London Business School mbetet në vendin e paarë për të katërtin vit radhazi.
London Business School vazhdon të përfitojë nga rang i gjerë kursesh, të cilat kanë performuar mirë në pesë renditjet kryesore të Financial Times, që mat cilësinë e programeve të pas-diplomimit.
MBA e Insead është e lartë për një vit të dytë, por shkolla franceze humbi vendin e parë në tabelën e EMBA pasi shkolla e saj me Universitetin Tsinghua të Kinës u rrah nga një program i përbashkët i drejtuar nga shkollat përfshirë LBS.
Universiteti i St Gallen në Zvicër mban vendin e parë për sa i përket Masterit të Manaxhimit. IMD, në Zvicër dhe shkolla e biznesit në Spanjë kryesojnë në renditjen për sa i përkett regjistrimeve të hapur dhe programeve të personalizuara.
Në vendin e 15-të në renditjen europiane janë shkollat angleze të biznesit UK’s Ëarëick Business School, (e cila kaloi nga vendi 22-të viti e shkuar): Cass in London (nga vendi i 26-të) dhe shkolla gjermane Mannheim Business School (nga vendi i 19-të).
Tre gradat e larta europiane në renditjen EMBA janë bashkëpunime, dy që përfshijnë London Business School dhe një Insead, e cila merret me ngritjen e programeve të përbashkëta.
Studentët e shkollave evropiane, të cilët u intervistuan tre vjet pas diplomimit, kryesisht shkojnë në financë dhe bankë, konsulencë apo sektorin industrial pas studimeve të tyre. Por përgjigjet ndryshojnë për të diplomuarit që kanë mbetur në vendin e tyre të studimit dhe ata që u larguan për të punuar diku tjetër (shih grafikun).
Prej atyre që kanë qëndruar, konsulenca dhe transporti / logjistika janë punët më të njohura, ndërsa sektori i teknologjisë dhe telekomit vijnë pas. Nga ata që u larguan, shumica u punësuan në financë, në konsulencë dhe pastaj IT dhe telekom.
Përqindja e të diplomuarve të cilët kanë qendruar në vendin e tyre të studimit pas tre viteve të studimit . Në Poloni, 8 për qind e të diplomuarve u zhvendos jashtë vendit, ndërsa në Spanjë 81 për qind u larguan.
Shkolla e Financave dhe Menaxhimit të Frankfurtit bëri kapërciminmë të madh këtë vit. Shkolla u përirësua me 20 vende.
Gjashtë universitete të reja u bashkuan në renditjen, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Belgjika dhe Portugalia.
London Business School- është e para për të katërtin vit radhazi
Mannheim- Gjermani, është përmirësuar me 15 vende dhe e para ndër gjashtë vendet europiane
Shkolla Ekonomike e Stokholmit, mbetet shkolla më e mirë në vendet Skandinave
Shkolla e Biznesit në Portugali, është shkolla më e mirë e renditur ndër ato që u bënë pjesë për herë të parë në klsifikim
DCU-Business School, Irlandë, ishte e renditur në vendin e dytë një vit më parë në Irlandë
St Petersburg- Europën Lindore, ka pasur performancën më të mirë në 2013-n.