Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 26-vjeçarin nga Maqedonia, i cili shkaktoi aksident me vdekje.
Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Dimitar Sivevski, i cili ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd në fshatin Labinot-Fushë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” kamion ka përplasur me vdekje, këmbësorin A.M., 38 vjeç banues në fshatin Griqan Labinot -Fushë.
“ I kërkoj falje familjes së viktimës, nuk doja të ndodhte kjo ngjarje e rëndë, dua ti them familjes time edhe djalit tim që e dua shumë. Shpresoj që zoti të më japi forcë ta kalojë këtë njollë të zezë në jetën time” shprehet ai
Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor.


