• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKOLLAT ME PPP/ Reagon PD: Po vidhet, përfituesi i parë është…
Home
Shqipëri

SHKOLLAT ME PPP/ Reagon PD: Po vidhet, përfituesi i parë është…

9 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka denoncuar sot ate qe e quan skandalin e radhes te vjedhes se miliona eurove nga kreu i bashkise se Tiranes, Veliaj, mes projektit te shkollave me PPP.

Ne nje deklarate per mediat nga selia blu, keshilltari bashkiak demoktat Mateo Spaho theksoi se “Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend ​të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj”.

Sipas tij, “I pari që ka formosur kontratën me bashkinë e Tiranës është Gentian Sula! Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se ky është ndërtuesi i rezidencës luksoze të vilave në Kodrën e Diellit, ku jeton edhe kryebashkiaku hajdut Erion Veliaj”.

Deklarata e këshilltarit Bashkiak të Tiranës, Mateo Spaho

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të fusë dorën edhe më shumë në xhepat e qytetarëve të Kryeqytetit dhe t’i grabisë ata duke përdorur si mburojë fëmijet dhe shkollat.

Ai po përgatit dhe po zbaton skemën më të madhe të abuzimit me paratë tona, paratë e taksapaguesve, për t’ua dhënë klientëve të tij dhe klienteve të tutorit të tij Edi Rama.

Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend ​të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, rritjes së taksës së tabelës, dyfishimit të taksës së pronës, rritjes së taksës për hapësirat tregtare, 6 fishimit të taksës për zënien e hapësirave publike,  vendosjes së takses për infrastrukturën arsimore, bllokimin e rrugëve dhe vendosjen e parkingjeve me pagesë, qytetarët e Tiranës do të paguajnë taksën e dyfishtë për arsimin, sepse Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë 14 milionë euro nga projekti i shkollave me PPP.

Si bëhet kjo vjedhje?

Shumica e familjeve në Tiranë ka marrë të pakten një herë kredi për shtëpi dhe gjithkush synon ta marrë me interesin më te ulët, mesatarja është tek 4%.

Por nuk ndodh kështu me Erion Veliajn.

Kryebashkiaku hajdut dhe zhurmëmadh i Tiranës paguan me taksat tona 6.3 % interes tek ata që do të ndërtojnë shkollat me 80 milionë euro.

Një kryebashkiak i ndershëm që nuk e ka mendjen të vjedhe dhe të kapë median si Erion Veliaj, do të kishte marrë kredi shtetërore me 3 % dhe, në vend te 17 shkollave, do të kishte ndërtuar 21 shkolla apo do të kishte kursyer 14 milionë euro.

Kush do t’i fitojë këto 14 milionë euro, kundër interesit të qytetarëve?

I pari që ka formosur kontratën me bashkinë e Tiranës është Gentian Sula!

Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se ky është ndërtuesi i rezidencës luksoze të vilave në Kodrën e Diellit, ku jeton edhe kryebashkiaku hajdut Erion Veliaj.

Konflikti i interesit është i hapur, njësoj si vjedhja e 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP!

Ka ardhur koha që qytetarët e Tiranës t’i japin fund shkatërrinit të qytetit me beton, babezisë dhe vjedhjes së mbuluar me ngjyra të bukura nga simboli i korrupsionit  të Tiranës, Erion Veliaj!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMIONÇINA RA NË HUMNERË/ Mjekët: Punëtorët në gjendje të rëndë. Kanë plagë të mëdha
Previous article HOQI DORË NGA MUZIKA/ Këngëtarja e njohur i përkushtohet familjes (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT