• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAMIONÇINA RA NË HUMNERË/ Mjekët: Punëtorët në gjendje të rëndë. Kanë plagë të mëdha
Home
Breaking News

KAMIONÇINA RA NË HUMNERË/ Mjekët: Punëtorët në gjendje të rëndë. Kanë plagë të mëdha

9 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klajdi Shehun, Ilir Shpendin dhe  Arment Lalollarin janë akoma në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit të djeshëm në aksin rrugor Vau i Dejës – Koman. Lajmin e bën të ditur për mediet pikërisht Spitali i Traumës në Tiranë, aty ku edhe janë shtruar të plagosurit. Veçmas kësaj tre punëtorët e HEC-it po mbahen nën mbikëqyrje të plotë.

N G J A R J A

Po  shkonin si çdo ditë në punë, drejt hidrocentralit të Komanit, por  mëngjësi i së mërkurës (8 gusht)  për pak nuk u kthye në tragjedi për Klajdi Shehun, Ilir Shpendin dhe  Arment Lalollarin.

Tre punonjësit e hidrocentralit që vinin nga Tirana,  përfunduan në një humnerë me mjetin me të cilin po udhëtonin.

Pak kilometra pa mbërritur në vendin e punës, gjatë  hyrjes në një nga kthesat e shumta që ka kjo rrugë,  drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe për pasojë përfundoj disa metra  poshtë rrugës, ku nga rrokullisjet e shumta, ata morën plagë të forta  në kokë dhe trup. 

Tre të dëmtuarit për shkak të gjendjes së rëndë  shëndetësore u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Gjendja e tyre sipas mjekëve vlerësohet e rëndë,  pasi frakturat e shkaktuara në disa pjesë të trupit janë të shumta. 

 Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet e  këtij aksidenti.

KTHESA

Ata rindërtuan skemën e plotë, se dyshohet që mjeti kur ka hyrë në kthesë ka qënë duke lëvizur me shpejtësi dhe kjo ka ndikuar që të humbë  kontrollin.

“Nga veprimet e para dyshohet se  drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë” informoi dhe policia e Shkodrës.

Gjithashtu rruga e amortizuar nuk ka lejuar manovrimet dhe  për pasojë ata kanë përfunduar në humnerë. Por një tjetër pistë është edhe ajo e ndonjë defekti që mund të ketë pësuar makina,  gjë që do të dalë në përfundim të ekspertizës. 

Rruga Shkoder – Koman në  vite ka shkaktuar aksidente të shumta, e shpesh me pasoja fatale për  jetën. Në 55 kilometrat e saj kjo rrugë në të  cilën nuk është ndërhyrë prej periudhës së komunizmit, është tejet e  amortizuar, me kthesa të rrezikshme që nuk kanë asnjë mbrojtëse anësore  dhe pa sinjalistike. 

Megjithëse çdo ditë në të kalojnë punonjësit e  hidrocentralit dhe banorë të zonës, e turistë të  shumtë, vemendja që ka patur shteti për këtë rrugë nuk ka nevojë për  shumë komente. 

Në 23 korrik të 2016-es, në këtë rrugë një 23 vjeçar  përfundoj në humnerë me mjetin e tij dhe mbeti i plagosur.

 Në 23 nëntor  2014, po një tjetër aksident në këtë rrugë i mori  jetën 3 shtetasve dhe 1 tjetër mbeti i plagosur. Pa përmendur me  dhjetra të tjerë të ndodhur ndër vite. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRUGA E RE TE KOMUNA E PARISIT/ Veliaj: Gjatë verës investime kapilare në çdo lagje
Previous article SHKOLLAT ME PPP/ Reagon PD: Po vidhet, përfituesi i parë është…

g.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT