• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUGA E RE TE KOMUNA E PARISIT/ Veliaj: Gjatë verës investime kapilare në çdo lagje
Home
Sociale

RRUGA E RE TE KOMUNA E PARISIT/ Veliaj: Gjatë verës investime kapilare në çdo lagje

9 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Pas rehabilitimit të hyrjes dhe ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën. “Medar Shtylla”, çka lehtësoi trafikun në gjithë Komunën e Parisit, Bashkia e Tiranës ka nisur një rrugë të re që i jep më shumë frymëmarrje një prej zonave më të mëdha të qytetit.

Rruga e re do të lidhë rrethrrotullimin e ri me rrugën “Robert Zhvarc”, dhe mundëson kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve në drejtim të zonës së njohur si ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në këtë segment të ri, ndërsa theksoi se Komuna e Parisit po pajiset me të gjithë infrastrukturën e duhur urbane për të qenë një lagje model.

“Filluam me Unazën e Re, pra një aks nga Shkolla Teknologjike, Fabrika e Miellit dhe deri në Farkë, që sistemon të gjithë ata që janë tranzit nëpër këtë zonë. Më parë i gjithë ai trafik shkonte mes përmes Komunës së Parisit. Vazhduam pastaj me hapin e dytë, sistemimet nëpër lagje. Siç e dini, rrethrrotullimi i madh i Komunës së Parisit dhe rrugët me sens unik e kanë bërë një mini-unazë të gjithë këtë lagje, duke qetësuar trafikun midis autostradës dhe stadiumit “Dinamo”. Ndërkohë, tani po hyjmë në nivel kapilar, në çdo lagje”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se si në çdo investim tjetër, edhe ky segment do të pajiset me korsi të dedikuara për biçikletat.

“Ka qenë angazhimi ynë që investimet e reja, nga tani e tutje të jenë të pajisura me korsi të dedikuara për biçikletat. Kemi parë një rritje të jashtëzakonshme, shumë inkurajuese, të biçikletave në Tiranë, ndaj do të vazhdojmë me këtë frymë. Nëse trafiku përshtatet për biçikletat, do të kemi më shumë biçikleta. Nëse trafiku është vetëm për makinat, do të kemi më shumë makina. Pra, secili prej nesh merr trafikun për të cilin planifikon dhe për të cilin ndërton”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Bashkia e Tiranës po shfrytëzon periudhën e verës, kur edhe qytetarët janë larguar me pushime, për të vijuar me një intensitet më të lartë punimet në një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore. “Po kalojmë gjithë verës me forca të shtuara në terren, qofshin ato të bashkisë apo të kontraktorëve, që kur qytetarët të kthehen nga pushimet e tyre në shtator, para se të fillojë viti i ri shkollor, punët publike të kenë mbaruar”, tha Veliaj.



Ai theksoi se në këtë vit të fundit të mandatit të parë do të ketë një vëmendje të shtuar që investimet të shtrihen në çdo lagje të Tiranës dhe në zonat rurale.

“Do të kemi një sprint në këtë vit të fundit të mandatit tonë të parë, por unë besoj se diferenca, qoftë edhe në këtë lagje, është si dita me natën me atë që trashëguam. Sigurisht, e mira nuk ka fund, ndaj edhe do të fokusohemi që tani që kanë mbaruar akset kryesore, vëmendja më e madhe të jetë në zonat informale, në zonat periurbane dhe sidomos në zonat rurale”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re që do të lidh Rr. “Tish Daia” me “Robert Zhvarc” shtrihet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, në Njësinë 5. Rruga fillon nga rrethrrotullimi në Rr. “Medar Shtylla” dhe përfundon në kryqëzim me rrugën “Robert Zhvarc”. Rruga ka një gjerësi prej 23.5 m, ndërsa do jetë e pajisur në të dy krahët me korsi të dedikuara për biçikletat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODRIC TEK INTERI/ Përfaqësuesit e REALIT priten të bëjnë 2 GODITJE TË BUJSHME
Previous article KAMIONÇINA RA NË HUMNERË/ Mjekët: Punëtorët në gjendje të rëndë. Kanë plagë të mëdha

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT