• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKOI NË ANGLI PËR FUNERALIN E MBRETËRESHËS/ Bolsonaro propagandë brazilianëve: Shihni sa shtrenjtë e kanë benzinën këta
Home
Nderkombetare

SHKOI NË ANGLI PËR FUNERALIN E MBRETËRESHËS/ Bolsonaro propagandë brazilianëve: Shihni sa shtrenjtë e kanë benzinën këta

21 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro përfitoi nga udhëtimi i tij në Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në funeralin e Mbretëreshës, për t’u bërë propagandë qytetarëve të vendit të tij. Presidenti brazilian ndaloi në një pikë karburanti në Londër dhe u tregoi qytetarëve të tij se sa e shtrenjtë është benzina në Britaninë e Madhe.

Ndërsa qëndronte në një pikë të Shell në Bayswater Road të Londrës, presidenti kontrovers i Brazilit vuri në dukje tabelën elektronike që tregonte çmimin 161.9 p për një litër pa plumb.

Në një video të filmuar me celular, Bolsonaro tha se kostoja është “praktikisht dyfishi i mesatares së shumë shteteve braziliane” dhe gjithashtu shtoi se karburanti në Brazil është ndër më të lirët në botë.

“Jam këtu në Londër, Angli, dhe çmimi i benzinës është 1.61 £, kjo është rreth 9.70 R$ për litër,” tha ai.

“Benzina jonë është në fakt, ndër më të lirat në botë”, pohoi ai.

Videoja u postua në rrjet një natë para funeralit të Mbretëreshës.

Nuk ishin të paktë ata që i vunë në dukje presidentit brazilian se krahasimi nuk ishte aspak i drejtë. Kjo pasi pasi paga minimale e Brazilit është shumë herë më e ulët se ajo e Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se presidenti i Brazilit po i bën jehonë “rënies” së çmimit të karburantit në vend, ndërsa përpiqet të fitojë rizgjedhjen muajin e ardhshëm.

Sondazhi i fundit nga IPEC tregon se ish-lideri Luiz Inacio Lula da Silva është përpara me 47% kundrejt 31% të Bolsonaros.

Bolsonaro është akuzuar po ashtu për përdorimin e udhëtimit të tij në Londër për t’u fotografuar mes liderëve botërorë në një përpjekje për të rritur vlerat e imazhit e tij dhe për ta përdorur atë si një platformë për fushatën e tij.

 

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/09/20/3390133705618143313/640x360_MP4_3390133705618143313.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET KIBERNETIKE/ Prokuroria: Në sisteme zbuluam një profil në dy rrjete sociale që i përket bashkëpunëtorëve
Previous article A ËSHTË NË NJË LIDHJE? Vajza e Alketa Vejsiut flet për jetën private: Kam një pikë të dobët për...

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT