Mund të mos e keni menduar, por mënyra e zakonshme me të cilën gatuani orizin është shumë e dëmshme për shëndetin. Janë shkencëtarët të cilët kanë lëshuar alarmin pas disa eksperimenteve që kanë rezultuar se metoda e zakonshme e gatimit të orizit vë në rrezik konsumatorët.
Sipas tyre zierja e orizit në një tigan me pak ujë bën që të mos e largojë sasinë e arsenikut që gjendet në të, dhe në këtë mënyrë ai të përfundojë në stomakun e konsumatorëve së bashku me orizin. Kjo substancë e dëmshme gjendet në oriz për shkak të përdorimit të toksinave dhe pesticideve gjatë rritjes së orizit.
Arseniku shkakton një sërë problemesh shëndetësore që mund të shfaqen tek konsumatorët dhe përfshijnë sëmundjet e zemrës, problemet me zhvillimin, diabetin dhe kancerin.
Pse arseniku gjendet në nivele të larta në oriz?
Ndërsa besohet se arsenikut duhet të zhduket teksa orizi gatuhet, hulumtuesit thonë se kjo nuk ndodh gjatë këtij procesi.
Ai duhet të lihet në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas të gatuhet të nesërmen. Për të vërtetuar nëse nivleet e arsenikut ndryshojnë, Andry Meharg, profesor i shkencave biologjike në Universitetin Queens të Belfastit, testoi tri mënyra të gatimit të orizit në programin e BBC “Trust Me, I’m a Doctor.”
Së pari, ai përdori metodën e zakonshme duke e gatuar orizin në raportin 1 me 2 (1 gotë oriz dhe 2 gota ujë.) Pavarësisht se uji avulloi plotësisht ai evidentoi një sasi të madhe arseniku tek orizi i gatuar.
Kur ai përdori gatimin e orizit në raportin 5 me 1 ( 5 gota ujë dhe 1 gotë oriz) vuri re se nivelet e arsenikut ishin përgjysmuar.
Në metodën e tretë, ku e la orizin gjithë natën në një enë me ujë, zbuloi se niveli i arsenikut ishte ulur me 80 për qind.
Pra, në mënyrë që të mso rrezikoheni nga arseniku që gjendet në oriz, duhet që ta lini atë në një enë me ujë gjatë gjithë natës. Të nesërmen shpëlajeni me ujë të pastër, kullojeni mirë atë dhe vendoseni të ziejë duke përdorur raportin 5 me 1./shije


