• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Armët sekrete të joshjes, një listë me 4 veprime që ne i bëjmë gjithmonë por …
Home
Gossip

Armët sekrete të joshjes, një listë me 4 veprime që ne i bëjmë gjithmonë por …

31 December, 2017 g.autor Gossip, Lifestyle

Duke ndjekur valën e dëshirës dhe duke dashur të jetoj dhe ndjej në mënyrë totale, dua të ndaj me ju disa reflektime mbi armët që posedojmë për të joshur. Shpesh herë as që e dimë që i kemi dhe mendojmë që na duhet kush e di se çfarë për të joshur apo për të qënë tërheqës. Lajmi i mirë është që kemi me vete, çdo ditë, atë që na duhet për të goditur. Pra dhe nëse nuk jemi Anxhelina Jolie apo Brad Pitt kemi:

Një trup që mund të levizë dhe komunikojë diçka
Një zë që mund të manipulohet sipas dëshirës dhe nevojës që kemi
Gjeste që mund të mahnisin, nëse duam, dhe partnerin më të ftohtë.
Shpesh herë mënyra si si e shohim veten, ose mënyra se si ne mendojmë që prezantohemi te të tjerët, nuk përkon me atë që të tjerët perceptojnë.

Ja pra një listë “pajisjesh” që mbajnë në çantën tonë të joshjes.

Lëvizjet e trupit
Nuk është e nevojshme të kesh masat “90-60-90” për të joshur një burrë; ajo që ka më shumë rëndësi është se si ndihemi në trupin tonë dhe si e përdorim atë – kjo gjë vlen dhe për gjininë mashkullore. Duhet të gjejmë një stil tonin dhe në veshje, që na përshtatet dhe që nuk na sforcon. Nëse kësaj i shtojmë një qëndrim natyral, të relaksuar, të vetëdijshëm, loja mbaroi. Kur flasim per veshjen, flasim dhe për një bluze dhe xhinse, por besimi dhe dashuria për vetën duhen patjetër veshur çdo ditë.

Zëri ynë
Ekziston një studim shumë interesant nga profesorët e psikologjisë të Albright College ne Pennysylvania, USA, që konfirmon që gratë mund të ndryshojnë zërin. Zakonisht për të joshur dikë e ulin zërin, ndonëse sipas studimit burrat preferojnë gra me zë më të hollë. Kjo nënkupton që kur flasim me dikë që na pëlqen ulim tonin e zërit, pra tregojme interes në mënyrë indirekte.

Shikimi
E keni parasyh lojën klasike me sy që bëjmë gjatë flirtimit? Për t’i dhënë një senjal pozitiv atij që na intereson, shpesh herë përdorim shikimin duke e zgjatur më shumë, pastaj e largojmë për të vazhduar përsëri. Më pas kur fillon biseda shikimet bëhen më të gjata dhe të drejtëpërdrejta. Shikohemi në sy, buzëqeshim lehtë, dhe padyshim kush e merr këtë shikim ndihet i mikluar, dëshiruar dhe pranuar.

Gjuha e trupit
Shpesh ndodh që gjeste të vogla, lëvizje që për ne janë natyrale dhe spontane, kanë mbi të tjerët një efekt shumë joshës. Të luash me një tufë flokësh, duke i rrotulluar te gishti, ose të kalosh flokët nga ana tjetër më një dorë, të kafshosh buzët, të kryqëzosh këmbët janë të gjtha gjeste që bëjmë pa dashje, por që na bëjnë unik, dhe për dikë të pa rezistueshëm.

Dhe ja, çanta apo valixhja e joshjes është gati: të gjithë kemi në dorë mënyra për të joshur dikë, duhet vetëm të jemi të vetëdijshëm duke u munduar të shikojmë dhe duam veten pak më shumë. Nuk duhet të kujtohemi për këtë vetëm kur na pëlqen dikush apo kur duam të joshim dikë. Valixhja e joshjes është e çmuar dhe për ne, për çiftin, për kë do të zgjojë pasionin në marrëdhënie e për kë do të largojë apatinë.

Mos harroni dhurata më e bukur dhe arma me e sigurt në çdo gjë që bëni janë: besimi në vete dhe ndërgjegjesimi i indentitetit tuaj, shenja dalluese të personalitetit të dikujt./zhaklinlekatari

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Official Charts Company/ Ed Sheeran edhe me një rekord
Previous article Shkencëtarët: Metoda e zakonshme me të cilën gatuani orizin lë gjurmë arseniku

g.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT