Glover: Votimi familjar, në momente të caktuara ishte mjafte qartë që po bëheshin manipulime, pamë njerëz që vinin vërdallë qendrave të votimit, të cilët nuk kishin pse ndodheshin aty, ishin të vetëdijshëm që kishte pasur instanca më parë që njerëzit ishin aty për të bërë votime të caktuara. Ne e dimë shumë mirë sepse kuadri zgjedhor është i qartë.
Ne vëzhguam procedurën e votimit në 110 qendra votimi. Unë nuk dua të përsëris atë çfarë tha Glover por dua të them se pajtohem plotësisht me zhvillimet pozitive që vumë re. Pamë një ditë zgjedhjesh të qetë dhe transparente megjithatë mbështetur në përvojën si vëzhgues ekzistojnë sërish disa shqetësime që përfshijnë vështirësi teknike, përfaqësimin e ulët të grave dhe mungesë aksesueshmërie në qendrat e votimit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. Këto herë pas here kanë cënuar procesin e zgjedhjeve e duhet të adresohen si prioritet. Në këtë kuadër na erdhi keq që disa çështje me interes vendor u lanë në hije si rezultat i një fushatë të polarizuar. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit se kë duhet të votojnë. Ne jemi të merakosur se munguan debatet e vërteta. Ne do të përgatisim disa rekomandime që do I adresohen autoriteteve që do të paraqiten në sesionin e ardhshëm të Strasburgut. Jemi të kënaqur që bashkëpunuam pasi kjo na ndihmon të konsolidojmë më tej rekomandimet tona.”- tha Stewart Dickson.


