Kryeprokurorja Arta Marku shkarkon nga detyra ditën e sotme Dritan Ginën, kryeprokuror i Elbasanit. Gina është bashkëshort i Rovena Gashit, e cila u shkarkua pas ardhjes së Markut në këtë institucion.
Shkarkimi i tij ka ardhur pak pas padisë së bërë nga bashkëshorjtja e tij, e shkarkuar nga detyra para disa ditësh nga kryeprokurorja e re Marku.
Dritan Gina u komandua në Elbasan në 3 nëntor të 2016 me urdhër të Adriatik Llallës në vendin e Besnik Canit, i cili u emërua prokuror në Tiranë. Dritan Gina para se të komandohej në Elbasan ka qenë prokuror në Durrës.
Sipas Markut Gina vjen prokuror në Prokurorinë e Tiranës. /AlpeNews.al


