Demokratët kanë zgjedhur dy persona që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor që do të vendosë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Bëhet fjalë për Alban Zeneli dhe Halit Valterin.
Mësohet se nga mazhoranca pjesë e Komisionit Hetimor janë deputetët: Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Alket Hyseni dhe Klotilda Ferhati. Ndërsa 4 vende në dispozicion janë për grupet parlamentar opozitare.
Sot Parlamenti do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Debati në seancën e sotme parlamentare do të zgjatë vetëm për 120 minuta në lidhje me një raport të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta. Pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të marrë në shqyrtim sipas tyre 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve.


