• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I METËS/ Braho: Janë rreth 40 postime me përmbajtje fyese e denigruese, totalisht në kundërshtim me ligjin
Home
Politikë

SHKARKIMI I METËS/ Braho: Janë rreth 40 postime me përmbajtje fyese e denigruese, totalisht në kundërshtim me ligjin

17 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Këtë të hënë, Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Metës, është mbledhur sërish. Krahas provave filmike të marra nga deklaratat e Presidentit në studiot televizive, para dhe gjatë fushatës, deputeti Edmon Stojku, anëtarë i komisionit, sugjeroi që të përfshihen në hetim edhe pretendimet e mediave në lidhje me lëshimin e nënshtetësive.

Ai kërkoi që të bashkëpunohet me Presidencën, për të marrë të gjithë volumin e nevojshëm të këtij aktiviteti. Nga krahu tjetër, kryetari i komisionit, Alket Hyseni, tha se një kërkesë e tillë pikë së pari duhet të paraqitet në Kuvend, e nëse atje konfirmohet, mund të ndërmerret edhe një akt i tillë.

Ndërkaq, anëtari tjetër i komisionit, Spartak Braho, i cilësoi përmbajtjet filmike të Presidentit nga studiot televizive dhe postimet në rrjete sociale, si përmbajtje denigruese e fyese, në kundërshtim të plotë sipas tij me ligjin.

Alket Hyseni: Ka ardhur një letër, një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, ku paraqitet një korrespondencë e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është gjykuar e nevojshme për faktin që ka ndërhyrje të institucionit të Presidencës në këtë komision kushtetues.

Edmond Stojku: Ka shumë kohë që diskutohet mënyra e dhënies së nënshtetësisë nga Presidenti i Republikës. Rasti i Presidencës lituaneze për këtë proces, them që në provat të shtohet edhe kjo pikë, që ka qenë temë e nxehtë për të paktën dy vitesh. Duhet të kërkojmë bashkëpunimin e Presidencës që të na vendosin në dispozicion këto shkresa dhe të shohim nëse ka shkelje.

Alket Hyseni: Kërkesat duhet të paraqiten në Kuvend. Ne mund t’i drejtojmë një kërkesë Presidentit të Republikës. Nëse Komisioni e çmon, i kërkojmë një kërkesë ekstra Presidentit, ku t’i kërkohet volume i punës në lidhje me nënshtetësisë, por kjo është në diskutim.

Klotilda Bushka: Në planin e hetimit, thuhet qartë që Presidenti i Republikës ka kryer akte para dhe gjatë fushatës elektorale, akte që shkelin Kushtetutën. Ai ka folur edhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore.

Spartak Braho: Vrojtova me shumë kujdes të gjitha deklarata e presidentit, në mediat elektronike dhe postimet personale që ka bërë në rrjete sociale. Janë rreth 40 postime me përmbajtje kriminale, totalisht në kundërshtim me ligjin, komplote, fyerje ndaj funksionarëve shtetërore dhe ndërkombëtar. Këto janë konstatime të presidentit. Pyetja shtrohet. A i është drejtuar Presidenti ndonjë organi shtetëror, ligjzbatues, për t’ia paraqitur këto denoncime. Në dijeninë time jo, por kjo duhet hetuar. Nuk mund të hedhësh akuza, respekto organet ligjzatuese, janë ato që ndjekin, arrestojnë. Çështja është, ka akuza të tilla, ka denoncime në organet ligjzbatuese. Kjo është një pyetje që duhet ndjekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SASIA E KOKAINËS E KAPUR NË KOSOVË/ Artan Hoxha publikon PAMJET: Në kohën dhe në vendin e duhur...
Previous article "SHOFERI DHE EFEKTIVI I RENEA-S NUK E DININ..."/ Ded Nimani merr përsipër trafikun e 1 kg kokainë (DEKLARATA)

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT