• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHOFERI DHE EFEKTIVI I RENEA-S NUK E DININ…”/ Ded Nimani merr përsipër trafikun e 1 kg kokainë (DEKLARATA)
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHOFERI DHE EFEKTIVI I RENEA-S NUK E DININ…”/ Ded Nimani merr përsipër trafikun e 1 kg kokainë (DEKLARATA)

17 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ded Nimani merr përsipër trafikun e 1 kg kokainë dhe heq nga përgjegjësia dy  personat e tjerë mes tyre dhe efektivin e RENEA-s që u ndaluan më 14 maj 2021
Sot në Gjykatë dolën për vlerësim të masës së sigurisë Ded Nimani, Luan Gaci dhe Xhulio Licin.
Pas vlerësimit të provave gjykata caktoi “arrest me burg” për Ded Nimanin, 35 ditë burg për efektivin e RENEA-s, Xhulio Lici dhe arrest shtëpie për Luan Gacin

Nimani merr pergjegjesine per drogen

Përmes një deklarate dorëzuar gjykatës ai thotë se kishte marrë drogën për arsye ekonomike dhe se dy të tjerët nuk kishin qenë në dijeni.

“Me përgjegjësi penale dua të deklaroj përpara jush se: Për arsye ekonomike dhe situatës shëndetësore times dhe të familjes time në pamundësi të cdo lloj menyre tjetër të jetesës kam qenë i interesuar të shes drogë për të jetuar.”

Për të udhëtuar drejt zonës së Plepave në qytetin e  Durrësit, ai thotë se ka marrë si taksi një të njohurin e tij të quajtur Luan, të cilit nuk ia ka treguar motivet e nisjet drejt qytetit bregdetar, pasi nuk ka dashur që shoferi të dinte përfshirjen e tij në shit-blerjen e drogës.

“Nuk desha qe ai të dinte se ku e marr drogën dhe as kë takoj,për këtë arsye i kam thënë Luanit nisu dhe më prit rrugës së Ndroqit”, shprehet autori.

Nimani ka deklaruar se drejtuesi i mjetit që po e transportonte atë pas blerjes së drogës ishte një shofer i rastësishëm dhe nuk kishte dijeni mbi lëndën narkotike që ai kishte me vete.Sipas tij shoferi kishte ndaluar pasi ai ia kishte bërë me shenjë.

“Pasi e kam ble drogen kam dalë në rrugë dhe që të mos bie në sy,kam ecur në këmbë për një farë kohe derisa ka ardhur një makinë të cilës i kam bërë shenjë dhe ka ndaluar.”

Kam hipur në këtë makinë,pakon e drogës e vura në bagazh sepse kisha frikë se bie erë dhe nuk desha që shoferi i makinës të kishte dyshime.

Në rrugë kur kam parë makinën e Luanit të ndaluar i kam thënë këtij shoferit të rastit të ndalonte pasi nga aty deri në Tiranë do të vija me Luanin.

Në momentin që kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin të më jepte pakon time pa e ditur se çfar ka në të, nderkohë ka ndërhyrë policia dhe na ka arrestuar te gjithëve.”, thuhet në deklaratën e autorit.

Nimani ka theksuar se është përfshirë në pazaret e drogës për shkak të problemeve ekonomike dhe shëndetësore në të cilat ndodhej ai dhe familja e tij dhe kërkonte mëshirë.

Çfare i shkruajti Nimani gjyqtares

E nderuar zonja Kryetare e seances!

Me pergjegjesi penale dua te deklaroj perpara jush se:

Per arsye ekonomike dhe situates shendetesore times dhe te famniljes time ne pamundesi te cdo lloj menyre tjeter te jeteses kam qene i interesuar te shes droge per te jetuar.

Per kete arsye dhe pasi jam interesuar kam mesuar se ne zonen e Plepave ne Durres eshte nje person qe shet droge.

Kam marre si taksi nje te njohurin tim qe quhet Luan te cilit nuk i kam treguar arsyen e vertet dhe se bashku kemi shkuar deri ne Plepa.

Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj,per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rruges se Ndroqit.

Pasi e kam ble drogen kam dale ne rruge dhe qe te mos bie ne sy,kam ecur ne kembe per nje fare kohe derisa ka ardhur nje makine te ciles i kam bere shenje dhe ka ndaluar.

Kam hipur ne kete makine,pakon e droges e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime.

Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin.

Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se cfr ka ne te nderkohe ka ndehyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve.

Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kan patur dijeni per lenden narkotike .

Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar!

Kerkoj meshiren edhe te organit procedues por e kam bere sa me siper nisur nga veshtiresite ekonomike dhe shendetesore te familjes time!

 

Me respekt,

Dede Nimani

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIMI I METËS/ Braho: Janë rreth 40 postime me përmbajtje fyese e denigruese, totalisht në kundërshtim me ligjin
Previous article DETAJE TË REJA/ DEA Amerikane jep informacion: Mbi 2 tonë kokainë e sekuestruar në Kosovë, sasia më e madhe e kapur në rajon, ja i gjithë itinerari

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT