• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I FLAMUR NOKËS/ Bejko: Ai e provokoi Bashën me qëllim, Berisha po bën “grusht shteti”
Home
Politikë

SHKARKIMI I FLAMUR NOKËS/ Bejko: Ai e provokoi Bashën me qëllim, Berisha po bën “grusht shteti”

13 October, 2021 F.autor Politikë

Shkarkimi i Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimi për ta përjashtuar nga grupi i PD-së ka sjellë reagime të shumta brenda së djathtës shqiptare.

Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko fajëson Nokën për situatën e krijuar.

“Flamur Noka ka dashur edhe ta provokojë situatën. I ka vendosur fjalët në një tjetër kontekst për t’i hedhur “benzinë zjarrit”. Të thuash kryetari i ka quajtur anëtarët e partisë “llum”, kjo është bërë enkas për të nxitur mërinë e bazës ndaj kryetarit të partisë. Kjo vjen me strategjinë e Berishës që të marrë të gjithë bazën me vete dhe Basha të largohet” tha ai.

Situatën brenda PD-së, Bejko e cilësoi mjaft të rëndë.  “Situata është shumë konfliktuale. PD është në ditët më të këqija që ka pasur në 30 vite. Është krizë lidershipi. PD nuk duhet të ndahet, por të jetë e bashkuar” tha ai.

Në një lidhje me “Skype” ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli duke komentuar deklaratat e Sali Berishës gjatë takimeve në disa qytete, tha se po i kopjon idetë. “Manifestin po mundohet ta përdorë zoti Berisha” tha ai.

Roland Bejko lëvizjen e Sali Berishës e cilësoi “puç”. “Nuk do të ishte “puç” nëse lëvizja e Berishës do të fillonte pas 25 Prillit, por filloi pas datës 9 shtator. Ky është “grusht shteti”” deklaroi ai.

Por si e parashikon Bejko fundin e duelit Basha-Berisha? “Sikur po marrin gjërat, PD po shkon drejt ndarjes, mos e nënvlerësoni zotin Basha” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BILD" ZBULON SEKRETIN E NEUER/ Portieri i Bayern Munich i fiksuar me veteranin Buffon për… rekordin
Previous article KUPA E SHQIPËRISË/ Grupi B: Vllaznia, Laçi dhe Kukësi fitojnë me "POEKER". Triumfon Kastrioti

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT